Kuriozitete

Me ardhjen e verës vijnë dhe mushkonjat, ja disa fakte për to që  ndoshta nuk i keni ditur

Ato vijnë në periudhën e nxehtësisë së madhe, por që, në një masë më të vogël, vazhdojnë edhe në muajt e vjeshtës dhe të dimrit. Por ardhja e mushkonjave nuk është vetëm një lajm i keq. Ekzistojnë edhe kuriozitete të ndryshme.
Featured image of article: Me ardhjen e verës vijnë dhe mushkonjat, ja disa fakte për to që  ndoshta nuk i keni ditur Foto Ilustruese

Me ardhjen e verës mbërrijnë mushkonjat, të cilat me pickimet e tyre prishin mbrëmjet dhe netët tona. Ato vijnë në periudhën e nxehtësisë së madhe, por që, në një masë më të vogël, vazhdojnë edhe në muajt e vjeshtës dhe të dimrit. Por ardhja e mushkonjave nuk është vetëm një lajm i keq. Ekzistojnë edhe kuriozitete të ndryshme.

Mushkonjat pickojnë jo vetëm natën, por edhe ditën

Miti se mushkonjat pickojnë vetëm natën nuk qëndron. Ndodh që shumë njerëz fikin dritën e dhomës për të mos lejuar mushkonjat të hyjnë, por ata enden dhe gjatë ditës, edhe pse pas muzgut ata duket se janë më agresive. Në një vend të nxehtë dhe ku ka ujë, shanset për t’u pickuar nga mushkonjat gjatë ditës janë dhe më të larta.

Mushkonjat janë të ndjeshme ndaj aromave

Era e trupit bën që mushkonjat të afrohen më shumë ndaj nesh. Miti se gjaku i ëmbël tërheq mushkonjat nuk qëndron, pasi është dioksidi i karbonit dhe disa substanca që përbëjnë djersën, siç është acidi laktik që ndikojnë.

Kjo shpjegon dhe faktin se pse disa njerëz që djersiten shumë, për shembull ata që mbipeshë ose gratë shtatzëna, janë më të prekurit. Përsa i përket gjakut, grupi zero tërheq dy herë më shumë mushkonjat krahasuar me grupin A.

Vetëm mushkonjat femërore kafshojnë

Mushkonjat pickojnë për të marrë proteinat e nevojshme që duhen për vezët.

Ngjyrat e lehta nuk i tërheqin mushkonjat

Një truk për të shmangur mushkonjat është dhe përdorimi i rrobave me ngjyra të lehta. Rrobat e errëta thithin nxehtësi, gjë që tërheq mushkonjat. Ata janë shumë të ndjeshme ndaj temperaturës, dhe në zonat e freskëta numri i tyre ulet ndjeshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mushkonja shkaktojnë shumë viktima

Mushkonjat ndikojnë tek një sërë vdekjesh çdo vit. Nëpërmjet thithjes së gjakut, ata transmetojnë sëmundje të ndryshme vdekjeprurëse siç janë malarja. Në vitin 2014, disa ekspertë vlerësuan se mushkonja kishte vrarë 725 000 njerëz në krahasim me 50 000 viktima nga gjarpërinjtë

Mushkonjat pasdite janë më pak aktive

Është shumë e nxehtë dhe ata preferojnë të qëndrojnë të freskët për të pritur për mbrëmjen.

 Gjëja që ata i shqetëson më shumë? 

Vaji i nxehtë është një nga gjërat që ata kanë më shumë frikë dhe që sapo ndjejnë e largojën.

Nuk është e vërtetë që ata janë të padobishëm

Speciet Aeds impiger dhe nigripes Aedes të përhapura në Kanada dhe Rusi, ofrojnë një burim të rëndësishëm ushqimor për zogjtë migratorë,  në fakt shumë specie pasurojnë dietën e insekteve, zogjve, amfibëve dhe peshqve. Ne gjithashtu dimë të paktën dy orkide të gjinisë Platanthera që marrin polen nga mushkonjat … Në natyrë, asgjë nuk është e kotë: të paktën ne injorojmë qëllimin e tij.

Burimi:focus.it

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment