Jete & Stil

Me 795 dhoma dhe 231 apartamente, resorti me luks të shfrenuar në formë legoje inagurohet së shpejti në Dubai (FOTOT)

Hoteli i parë i “Legoland” në rajonin e Lindjes së Mesme do të hapet në Dubai vitin e ardhshëm.

DUBAI-Luks i shfrenuar, gjysma e hapsirës së hotelit do të jetë turistike. Pjesa e shfrytëzuar për turizëm përmban 795 dhoma dhe suita të përhapura në 43 kate, si dhe klube private, restorante dhe bare.

Në anën e vendbanimit, ku çmimet e pronave fillojnë me rreth 2 milion dollarë, janë 231 apartamente që variojnë nga dy deri në pesë dhoma gjumi. Shumë prej rezidencave kanë kopshte me tarracë dhe pishina pafundësie. Banorët do të kenë qasje në një plazh privat.

Kompleksi gjithashtu do të strehojë një banjë që përmban një burim fitnesi  hamamin, (banjë publike) dhe dhoma trajtimi.

Një zgjedhje prej 17 restorantesh në vend do të përfshijë oferta nga kuzhinier me famë ndërkombëtare si Heston Blumenthal dhe Jose Andres.

Hoteli i parë në formën e një legoje, pritet të inagurohet vitin e ardhshëm, dhe pamjet janë mbreslënëse e plot luks.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Një Koment në “Me 795 dhoma dhe 231 apartamente, resorti me luks të shfrenuar në formë legoje inagurohet së shpejti në Dubai (FOTOT)

  1. Pastrimi i klases politike nga te korruptuarit dhe nje sistem zgjedhor ku i jep mundesi te zgjedhe drejperdrejte qytetari.Plus vizion afat mesem dhe afat gjate per zhvillimin ekonomik

Shto Koment