Aktualitet

Me 40 mijë euro me vete, si u zhdukën çifti Pasho në Itali ditën që i biri la burgun, Taulanti ‘problematiku’ sërish në burg, fqinjët e të dashurës së tij: Nga garazhi vinte erë!

Shuma e parave prej 40 mijë eurosh dhe gjërat personale të çiftit nuk janë gjetur që nga data 2 nëntor, ditë kur djali i tyre, Taulant Pasho, do të linte qelinë e burgut, ku po vuante dënimin për trafik droge. Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se Taulanti është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se ai konsiderohet si çelësi për të zbardhur krimin e rëndë, por edhe ai nuk është parë nga askush që prej asaj dite.
Featured image of article: Me 40 mijë euro me vete, si u zhdukën çifti Pasho në Itali ditën që i biri la burgun, Taulanti ‘problematiku’ sërish në burg, fqinjët e të dashurës së tij: Nga garazhi vinte erë! Shpëtim dhe Teuta Pasho, vajza e tyre dhe pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË– Thellohet misteri i krimit makabër në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Shpëtim dhe Teuta Pasho, çifti shqiptar që u gjet i vrarë dhe i copëtuar në disa pjesë dhe i futur në katër valixhe, kishin 40 mijë euro ditën që u zhdukën, para pesë vitesh. Kjo shumë e majme parash është përfituar nga Shpëtim Pasho nga një kompani sigurimi pas një aksidenti që ka pësuar shqiptari në Shqipëri.

Shuma e parave prej 40 mijë eurosh dhe gjërat personale të çiftit nuk janë gjetur që nga data 2 nëntor, ditë kur djali i tyre, Taulant Pasho, do të linte qelinë e burgut, ku po vuante dënimin për trafik droge. Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se Taulanti është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se ai konsiderohet si çelësi për të zbardhur krimin e rëndë, por edhe ai nuk është parë nga askush që prej asaj dite. Por po ashtu është zbuluar se ai ndodhet në një burg të Zvicrës për vjedhje banese. 

Dy të ndjerët kishin mbërritur në Itali më 2 nëntor të vitit 2015 për të pritur daljen e djalit të tyre nga burgu, por sipas dëshmisë së të fejuarës së Taulantit, ata nuk mbërritën kurrë në banesën e tyre. Pista tjetër ku po hetohet është ajo e pazareve të drogës në të cilat ishte përfshirë Taulant Pasho, dhe pikërisht për këtë aryse ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai mund të zbardhë konfliktet që mund të çojnë autoritetet në drejtim të emrit të autorit të krimit makabër.

Edhe vajzat e Shpëtim dhe Teuta Pashos, në emisionin “Chi l’ha visto?”, deklaruan se kjo mund të jetë shkaku i vrasjes së prindërve të tyre. Dorina tregoi se i vëllai ishte një shpërndarës i vogël droge. Ajo ritregoi edhe telefonatën e anonime që kishte marrë mbrëmjen e 2 nëntorit. Një zë gruaje i kishte thënë: Unë po iki, ju shihni punët tuaja, nuk dua të flas me askënd.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë vajza nuk është e sigurtë që ai zë ishte i nënës së saj. “E kujtoj, më mori në telefon një numër anonim më tha që të mos e shqetësoja më. Shihni punët tuaja tha se po iki. Por nuk di të them nëse jam e sigurt që ishte nëna ime. E kam telefonuar më pas në numrin e saj dhe nuk më është përgjigjur,”- ka thënë ajo ndër të tjera. Dy vajzat e çiftit Dorina e Viktoria Pasho, janë marrë më orë të tëra në pyetje nga autoritetet policore.

Saverio Fortunato, rektor i Institutit Italian të Kriminologjisë ka thënë se copëtimi i trupave dhe futja e tyre në valixhe mund të jetë një mesazh drejtuar njerëzve të afërt me viktimat, familjes ose miqve.  Fqinjët e apartamentit ku jetonte e fejuara e Taulantit, djalit të çiftit Pasho kanë rrëfyer se nga garazhi i apartamentit të tyre për shumë kohë vinte një erë e keqe. Ata kanë marrë në telefon autoritetet shëndetësore që të vinin e të kontrollonin.

Shpëtim e Teuta Pasho 54 e 52 vjeç të zhdukur në 2 nëntor 2015, u gjetën të copëtuar dy ditë më parë, të futur në 4 valixhe të hedhura në afërsi të murit rrethues të burgut të Sollicianos në provincën e Firenzes, pikërisht në burgun ku vuajti dënimin për katër vite djali i tyre. Pranë këtij burgu jetonte dhe e fejuara e djalit. Sherret me këtë të fundit që ka pasur çifti i ndjerë është gjithashtu një nga pistat e hetimit. Gjithsesi, gjetja e Taulant Pashos, do të zbardhte shumë mistere.

(f.m/dosja.al)

  • 22:03

    U gjetën të coptuar nëpër valixhe, avokatja e djalit të çiftit rrëfen bisedën e fundit me të: Ishte i shqetësuar për prindërit, më pyeti për ta

    Sabina Del Fio, avokatja e Taulant Pashos, djalit të çiftit shqiptar, trupat e të cilëve u gjendët të shpërndarë në katër valixhe në Italia, ka treguar se çfarë i ka treguar ai në kohën kur prindërit e tij u shpallën të zhdukur. Fio ka treguar se ai i ka thënë se ishte e çuditshme që prindërit e tij nuk i përgjigjeshin në telefon dhe ishte i shqetësuar për ta.

    “Taulanti më telefonoi për një kafe në gjykatë në Firence. Ishte hera e fundit që e pashë. Folëm për problemet e tij ligjore, por më tregoi edhe për familjen e tij. Më tha se ishte sjellje e çuditshme e prindërve të tij, pasi ata i përgjigjen gjithmonë në telefon. Jam i shqetësuar, prindërit e mi janë zhdukur prej ditësh, askush nuk e di ku janë. Nuk përgjigjen në telefon, është e çuditshme, prindërit e mi nuk sillen kështu,” -kujton avokatja.

    Gjithashtu, ajo ka treguar se ai e ka telefonuar sërish, pas dy vitesh me një numër anonim, ku i kishte thënë se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij.

    “Më ka marrë edhe para dy ose tre vitesh. Taulanti më telefonoi nga një numër anonim. Ishte telefonatë e shkurtër. Më pyeti për akuzat ndaj tij. Më tha se nuk kishte para dhe se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij, për të cilët nuk dinte asgjë,”-ka thënë ajo. 

    Ndërkohë, Taulanti ishte arrestuar për drogë në Itali dhe priste që të dilte ditën kur edhe u zhdukën prindërit e tij. Taulant Pasho doli në arrest shtëpie, por u largua nga Italia duke lënë aty dy motrat dhe një të dashur. Tashmë ai është në burg në Zvicër, jo për çështje droge, por për vjedhje.

  • 18:29

    Prindërit iu gjetën të masakruar nëpër valixhe/ Zbulohen DETAJE nga jeta luksoze e Taulant Pashos, bën xhiro me jaht. ‘Qan’ edhe hallet e burgut, asnjë postim për humbjen e prindërve


    Taulant Pasho, është djali i çiftit nga Vlora që u gjetën pak ditë më parë të masakruar në Itali, të cilët ishin zhdukur prej vitit 2015. ku prej 2015-ës. Sipas mediave italiane, Taulant Pasho është i burgosur në Zvicvër, ku po vuan dënimin për vjedhje. Pasho kërkohet nga autoritetet italiane, pasi duhet të kryente 3 vite e 11 muaj burg. Në vitin 2015, ai doli nga burgu ku vuante dënimin për drogë, ndërsa u prit në derën e burgut nga prindërit Shpëtim dhe Teuta Pasho. Nga ai moment prindërit e tij humbën kontaktet duke mos u kthyer më në Shqipëri, por Taulanti ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku edhe ka postuar video nga jeta e tij luksoze. Edhe pse prindërit e tij u zhdukën ditën kur ai doli nga burgu, ai në asnjë moment nuk ka postuar lidhur me humbjen e tyre, por vetëm disa postime për burgun.

    Më e keqja për famëkeqin, të burgosurin”, shkruhet në një foto që ka shpërndarë Taulanti në ‘Facebook’.

  • 17:12

    Fati tragjik i çiftit Pasho në ITALI/ Flet sërish vajza e tyre: Ja kush ishte personi i fundit që i pa (RRËFIMI)

    Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, ka sjellë të tjera detaje lidhur me masakrimin e dy trupave të prindërve të saj në Itali, që nuk janë parë që prej vitit 2015. Në një lidhje direkte me emisionin “Pa Gjurmë”, vajza e quajtur Vitoria ka treguar të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte.

    “Njeriu i fundit që i shoqëroi prindërit, ishte një natë kur prindërit kishin fjetur të nipi dhe ikën te e dashura e vëllai tim që banonte në Itali. Në mëngjesin e 2 nëntorit kanë marrë trenin dhe ishin nisur në Firence, nuk e dinim nëse do shkonin te apartamenti kur ata jetonin apo të e fejuara e vëllait. Përgjigjet e telefonatave të prindërve të mirë ka qenë në 11:30 që kanë folur me motrën, dhe pas asaj ore telefoni dilte i fikur. Ndërsa telefoni i babait ka qenë i hapur, por nuk e hapte dot. Ne u takuam të shtunën, që kemi qenë të gjithë bashkë, ku u takuam në shesh, qëndruam deri në orën 13:00. Pas i mori mbesa për drekë dhe në darkë nipi“, tha ajo.

    Vjaza ka përmendur edhe dëshminë e banorëve, të dhënë për një emision italian, se nga shtëpia ku qëndronte vëllai i saj, Taulanti dhe e dashura e tij, Elona, vinte një aromë shumë e keqe nga garazhi.

    “Një nga gazetarët e emisioni në Itali i kishin marrë në pyetje që thonin që për një farë kohe kishin ndjerë një erë të rëndë në garazhin e shtëpisë“, rrëfeu Vitoria.

    Ajo tregoi se personi i fundit që kanë takuar prindërit ka qenë pikërisht nusja e vëllait, Elona.

    “Të na ndihmojë shteti, njeriu i fundit që i ka parë ka qenë Elona, e dashura e vëllait. Dyshimet mund të jenë shumë, nuk mund t’i vëmë gishtin askujt. Elona më tha se kur ajo kishte shkuar në apartamentin e vëllait ku ata rrinin, prindërit nuk ishin më. Kur e kam marrë pasdite më ka thënë kaq kishte qenë në apartamentin e saj dhe se kunati i kishte kërkuar hekurin e rrobave dhe i kishte takuar. Sipas saj, ajo na tregoi se kanë bërë muhabet me nipin dhe kur kishin vajtur në shtëpi kishin bërë llafe me njëri-tjetrin dhe babai ka thyer telefonin e nënës. Telefoni i mamasë sime ka qenë i hapur deri në orën 11:30-12:00 dhe pastaj kur e merrnin motrat ai nuk binte më, sepse Elona tha se ia kishte thyer babai. Nuk i thamë gjë Elonës se askush nuk mendonte gjënë e keqe. Kur i mora unë më tha, u zu Teuta me Shpëtimin, dhe Shpëtimi i theu telefonin Teutës. Kaq. Kjo ka ndodhur më 1 nëntor, ndërkohë se ça ka ndodhur në 2 nëntor nuk e di“, tha Vitoria.

    Ndërsa policia italiane deklaroi se në kohën kur çifti humbi, djali i tyre u arrestua për drogë, Vitoria ka hedhur poshtë mundësinë që prindërit e saj të jenë vrarë për hakmarrje të vëllait. Sipas saj, nëse vëllai do të kishte pasur konflikte, ata do të ishin hakmarrë me 2 motrat që ka qenë gjatë gjithë kohës në Itali, nuk kishin pse prisnin për prindërit. Taulanti, vëllai i saj vijon të jetë në arrati dhe Vitoria thotë se nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë. Vajza rrëfen edhe për një telefonatë që i ka mbërritur nga një numër anonim që sot e kësaj dite nuk është zbuluar se kujt i përkiste. Lajmin e mediave italiane se çifti kishte me vete 40 mijë euro, e konfirmon dhe Vitoria dhe thotë se ato para i kishte marrë babai pasi kishte bërë një aksident të rëndë.

    “Babai im kishte bërë një aksident të rëndë, do merrte 85 mijë euro dhe i dhanë vetëm 45 mijë euro, 5 mijë euro mi dha mua që të blija një makinë, dhe të tjera i morën me vete. Nuk dimë ku gjendet Taulanti, a nuk gjendet, por lëviz, Se ku është e ku nuk është nuk e dimë gjë. Pas humbjes së prindërve të mi nuk kam folur më vëllanë, as me Elonën. Kur nëllai ishte në arrest shtëpie e bëri te mua, por nuk e mbaj mend se kur ka ndodhur“, tha Elona.

    Të gjitha këto detaje të reja, do ndihmojnë autoritetet përkatëse italiane në hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Çifti u gjet i copëtuar në katër valixhe në Itali, ku detaji që i ndihmoi hetuesit për identifikimin e personave, ishte tatuazhi në shpatullën e Shpëtim Pashos, me një spirancë dhe emrin e Vlorës poshtë saj. Një ditë pas gjetjes së valixheve, AND-ja e trupave vërtetoi se bëhej fjalë për çiftin nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Shto Koment