Sport

Më 4 dhjetor vendoset e ardhmja e Hoakim Lëv

Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar për një mbledhje të jashtëzakonshme për të analizuar punën e teknikut të përfaqësueses
Featured image of article: Më 4 dhjetor vendoset e ardhmja e Hoakim Lëv
Përditësuar:

GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit nuk ka ndërmend të kalojë lehtë humbjen e fundit turpëruese të Gjermanisë me Spanjën. Për këtë arsye kanë njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme më 4 dhjetor, për të analizuar punës së trajnerit të përfaqësueses, Hoakim Lëv.

Kështu ka njoftuar Federata Gjermane e Futbollit, duke e mbajtur me zemër të ngrirë  trajnerin e “panzerave” deri në atë datë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky vlerësim do të bëhet pas humbjes turpëruese 6-0 ndaj Spanjës dhe në tërësi për rezultatet negative në Ligën e Kombeve. Gjermania arriti të fitonte vetëm 2 nga 6 ndeshje. Lëv tani ndjen zyrtarisht lëkundjen në stolin e tij. Gjithçka pritet të qartësohet pas mbledhjes së 4 dhjetorit.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment