Aktualitet

Më 3 nëntor Gjykata e Tiranës shqyrton kërkesën për pushimin e çështjes për Valdrin Pjetrin

Mësohet se seanca në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet më 3 nëntor.
Featured image of article: Më 3 nëntor Gjykata e Tiranës shqyrton kërkesën për pushimin e çështjes për Valdrin Pjetrin Valdrin Pjetri

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 3 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, për pushimin e çështjen ndaj Valdrin Pjetrit.  Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Oltiona Goxha.

Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha arsyeton në kërkesën për pushimin e çështjes ndaj Valdrin Pjetrin, se kandidati për kryebashkiak nuk ishte fajtor për mosdeklarim në formularin e dekriminalizimit, pasi Gjykata e Firences kishte vendosur ndër të tjera edhe që dënimi ndaj tij “të mospërmendej e të mos publikohej në të ardhmen”.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi më 17 dhjetor 2019 nisjen e procedimit penal për Valdrin Pjetrit, për mosdeklarim në formularin e ligjit për dekriminalizimin të dënimit në Itali. Pjetri, i cili ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet pa garë të vitit që shkoi, u tërhoq dhe nuk mori detyrën pas denoncimeve publike nga Partia Demokratike se ishte dënuar në Itali për çështje të lidhura me drogën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akuzat u mohuan nga Pjetri, i cili më pas u tërhoq nga marrja e detyrës, ndërsa Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama u distancuan nga çështja, duke e quajtur dënimin dhe mos-deklarimin, një “gënjeshtër naive.”

J.V/Dosja.al 

Shto Koment