Sport

Me 3 gusht shpallen kampionët, UEFA ka një ide për ndeshjet direkte në Champions

"Mund edhe të organizojmë edhe ndeshje direkte në një fushë neutrale. Vendimi më i gabuar që mund të merrnim tani është të vendosnim lojtarët tanë në rrezik"
Featured image of article: Me 3 gusht shpallen kampionët, UEFA ka një ide për ndeshjet direkte në Champions Ceferin, kreu i UEFA-s

UEFA nuk heq dorë nga ideja për t’i vazhduar kampionatet në të gjithë Europën, ashtu si edhe dy kompeticionet big, Champions League dhe Europa League. Presidenti Ceferin ka folur në lidhje me vazhdimin e sezonit dhe ka shpjeguar se një ide është faza play-off.

“Sezoni duhet të mbyllet deri më 3 gusht, duke përfshirë edhe Champions League dhe Europa League. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, kështu që ne duhet të kuptojmë momentin dhe të tregohemi fleksibël me kalendarin”, është shprehur numri 1 i UEFA-s.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mund edhe të organizojmë edhe ndeshje direkte në një fushë neutrale. Vendimi më i gabuar që mund të merrnim tani është të vendosnim lojtarët tanë në rrezik”, – ka shtuar Ceferin.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment