Rajoni

Më 29 shtator zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, parlamenti do të shpërndahet më 22 gusht

Më 29 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Featured image of article: Më 29 shtator zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, parlamenti do të shpërndahet më 22 gusht Foto ilustruese
Përditësuar:

Kosovë-  Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt Kosova është drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas “Gazetës Ekspress” e diela e pestë e shtatorit, pra 29 shtatori do të jetë data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.  Thaçi do ta shpallë 29 shtatorin si datë zgjedhjes  pasi të shpërndahet Parlamenti.

Ndërkohë, më 22 gusht, pritet të shpërndahet Parlamenti. Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmri Limaj dhe Isa Mustafa kanë kërkuar të shkohet në zgjedhje dhe të shpërndahet Parlamenti.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër pak ditë më parë pasi u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpejti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Shto Koment