Bota

Me 250 gramë ar 18 karatësh dhe mbi 3 mijë diamante/ Argjendari izraelit po krijon maskën 1,5 milionë dollarëshe për miliarderin nga Shangai

FOTO
Krijimi i kësaj maske nuk është aspak e lehtë, teksa mësohet se të një grup prej 25 argjendarësh dhe personash të tjerë që punojnë me diamante, të përzgjedhur me kujdes nga stafi i kompanisë, po punojnë me turne për të përgatitur porosinë deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Featured image of article: Me 250 gramë ar 18 karatësh dhe mbi 3 mijë diamante/ Argjendari izraelit po krijon maskën 1,5 milionë dollarëshe për miliarderin nga Shangai Maska me diamante (E paperfunduar)

IZRAEL– Pandemia e koronavirusit ka bërë që më shumë se 200 shtete në mbarë botën, të bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të populluara. Por sëfundmi në mediat e huaja janë publikuar disa foto që tregojnë se një argjendar izraelit po krijon maskën më të shtrenjtë në botë për koronavirusin.

Sikurse raportohet nga mediat e huaja, argjendari po e bën këtë maskë me kërkesë të një klienti miliarder nga Shangai.

“Maska do të ketë 250 gramë ar 18 karatësh, i vendosur me jo më pak se 3.608 diamante natyrore dhe e pajisur me një filtër N-99.”- është shprehur Sharon Caro, një përfaqësues për markën luksoze ”Yvel”, me qendër në Jeruzalem.

Ndërkohë çmimi i kësaj maske me 3.608 diamante kushton 1,5 milionë dollarë.

Por krijimi i kësaj maske nuk është aspak e lehtë, teksa mësohet se të një grup prej 25 argjendarësh dhe personash të tjerë që punojnë me diamante, të përzgjedhur me kujdes nga stafi i kompanisë, po punojnë me turne për të përgatitur porosinë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dizajneri Isaac Levy argumenton se kjo porosi po e shtyn atë dhe bashkëshorten Orna që të vazhdojnë biznesin e tyre.

“Në këto ditë tronditëse, çdo porosi që marrim na ndihmon për të ruajtur operacionet e përditshme të kompanisë.”- u shpreh ai.

Burimi: Fr24news

A.C/Dosja.al

Shto Koment