Politike

“Më 25 prill Shqipëria shkon në zgjedhje, jo në luftë”/ Përplasja në Elbasan, ISP apel liderëve: Distancohuni nga çdo akt dhune, skena të tilla duhen të ishin lënë pas

ISP thotë se incidentet e dhunës së zhvilluar ditën e sotme në Elbasan kanë një zhvillim negativ dhe kërcënim serioz për integritetin e procesit zgjedhor dhe të fushatës elektorale.
Featured image of article: “Më 25 prill Shqipëria shkon në zgjedhje, jo në luftë”/ Përplasja në Elbasan, ISP apel liderëve: Distancohuni nga çdo akt dhune, skena të tilla duhen të ishin lënë pas Foto ilustruese

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, duke përcjellë një apel për të gjithë liderët e partive politike, përfshirë edhe presidentin Ilir Meta. Në një postim ISP thotë se incidentet e dhunës së zhvilluar ditën e sotme në Elbasan kanë një zhvillim negativ dhe kërcënim serioz për integritetin e procesit zgjedhor dhe të fushatës elektorale. ISP shton se më 25 prill, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje parlamentare dhe jo në luftë.

“Skena të mitingjeve/anti mitingjeve, të fushates denigruese dhe kercenuese si dhe të perplasjes midis mbeshtetesve politike të kujtojne vitet me negative të tranzicionit dhe Shqiperia e 2021 do të duhet t’i kishte lëne pas. Me 25 prill Shqiperia nuk po shkon në luftë dhe konflikt, por ne zgjedhje parlamentare të radhes,”-tha Rama.

E plotë nga ISP:

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlereson se incidentet e dhunshme dhe me fjalor denigrues të mbeshtetesve politikë në Elbaan, ashtu si incidente të tjera më të vogla të krijuara ditet e fundit ne Tirane e disa qytetete të tjera, jane nje zhvillim negativ dhe kercenim serioz per integritetin e procesit zgjedhor dhe të fushates elektorale. Skena të mitingjeve/anti mitingjeve, të fushates denigruese dhe kercenuese si dhe të perplasjes midis mbeshtetesve Politike të kujtojne vitet me negative të tranzicionit dhe Shqiperia e 2021 do të duhet t’i kishte lëne pas.

ISP konstaton se turmat militante po shprehin ne formën me ekstreme armiqesine ndaj drejtuesve të partive rivale Politike, nje model armiqesie, denigrimi dhe fryme perjashtuese qe eshte ushqyer nga vete liderit Politike ne fjalimet e tyre, perfshire edhe ne daljet publike të prezantimit të kandidatëve dhe ne keqperdorimin prej tyre të listës se shprehjes permes gjuhes se urrejtjes e denigrimit ne media sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pergjegjesit kryesor jane vete liderit dhe partite mbeshtetese, ndaj Instituti i Studimeve Politike (ISP). Partite duhet të distancohen nga cdo akt dhune dhe të perjashtojne nga stafet elektorale të fushates individet mbeshtetes të perfshire në to. ISP apelon të gjithe liderit politik, perfshire kryeministrin dhe sfiduesin e tij ne opozite, të reflektojne dhe të moderojne ligjerimin publik duke mos ushqyer konflikte sociale e Politike, perballje të dhunshme apo, fushate denigruese personale e familjare ndaj i politikanëve kritike. I njejti apel i drejtohet edhe institucioneve, perfshire Presidentit, kryetarin e Bashkise Tirane, ministrave, Policise se Shtetit, por edhe vete medias dhe zerave publike ne vend.

Me 25 prill Shqiperia nuk po shkon në luftë dhe konflikt, por ne zgjedhje parlamentare të radhes. Zgjedhjet duhet të jene produkt i maturise, debatit politik per alternativa dhe programe, konkurrences ne vlera dhe ide, gait ne vizionin midis Shqiperise qe kemi dhe Shqiperise qe duam të kemi. Zgjedhjet duhet të jene demokratike, të lira, me pjesemarrje masive dhe me produkt cilesor perfaqiesimi.

Vizita e kryeministrit Edi Rama sot në qytetin e Elbasanit ka nxehur gjakrat e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke shkaktuar një plasje mes tyre dhe socialistëve. Fatmirërisht nuk kishte të lënduar, ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin e tyre. Nuk kanë munguar as komentet nga përfaqësuesit e partive politike në vend.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment