Bota

Më 24 gusht Italia provon për herë parë vaksinën anti-Covid

Mësohet se vaksina ka një financim fillestar prej 8 milion eurosh, 5 mln  të siguruar nga Qarku Lazio dhe 3 mln nga Ministria e Kërkimit Shkencor përmes Këshillit Kombëtar të Kërkimit.
Featured image of article: Më 24 gusht Italia provon për herë parë vaksinën anti-Covid Foto ilustruese

ITALI– Më 24 gusht Italia do të aplikojë për here të parë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur. Mediat e huaja kanë raportuar se testet do të fillojnë fillojnë në Spallanzani në Romë dhe në qendra të tjera. Kështu edhe Italia hyn në një nga vendet kandidate për vaksinën kundër koronavirusit.

Mësohet se vaksina ka një financim fillestar prej 8 milion eurosh, 5 mln  të siguruar nga Qarku Lazio dhe 3 mln nga Ministria e Kërkimit Shkencor përmes Këshillit Kombëtar të Kërkimit.

Dozat e para të vaksinës të bëra në Itali kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentim njerëzor”– njofton këshilltari për shëndetin e Rajonit Lazio Alessio D’Amato dhe presidenti Nicola Zingaretti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Institutit kërkimor,thotw se vaksina GRAd-COV2,  e krijuar dhe e prodhuar  nga kompania italiane e bioteknologjisë ‘ReiThera’, përdor teknologjinë e “vektorit viral ” që nuk është në gjendje të prodhojë infeksion te njerëzit

Burimi: ilfattoquotidiano.it

(A.K.dosja.al)

Shto Koment