Rajoni

Më 22 gusht shpërbehet Kuvendi i Kosovë, gati për zgjedhjet e parakohshme

Më 22 gusht pritet të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.
Featured image of article: Më 22 gusht shpërbehet Kuvendi i Kosovë, gati për zgjedhjet e parakohshme Foto nga Kuvendi i Kosovës

Kosovë- Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet më 22. Kështu është vendosur nga kryesia Kuvendit.  Pritet që në Kosovë të zgjedhje të parakohshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë ka folur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Ne u dakorduam të gjithë së bashku se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgatitura mirë, të gjitha institucionet të marrin detyrat, të gjithë jemi pajtuar se me datë 22 gusht, në orën 10 të shpërbëhet Kuvendi dhe pastaj të ndiqen të gjitha procedurat sipas Kushtetutës për të shkuar vendi në zgjedhje, dhe gjithashtu u dakorduam se përpara shpërbërjes të miratojmë marrëveshjen ndërkombëtare IPA”, ka bërë të ditur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithçka nisi pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës, pasi u thirr si i pandehur në Gjykatën e Hagës. Pritet që zgjedhjet të zhvillohen 8 shtator.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment