Kulture

100 karikaturat epike të politikës shqiptare dhe libri ‘Rreth e Rrotull’, 75-vjetori i veçantë i Bujar Kapexhiut

Bujar Kapexhiu feston 75-vjetorin e lindjes mes miqve dhe talentit që e shoqëron gjithë jetën. Artisti ka çelur dje ekspozitën ‘Me ndërkombëtarët’ dhe prezanton librin e tij 'Rreth e Rrotull'. 

TIRANE– Artisti i mirënjohur, Bujar Kapexhiu festoi ditën e djeshme 75-vjetorin e lindjes në mënyrën më të bukur. Ai çeli ekspozitën me 100 karikaturat ‘Me ndërkombëtarët’ dhe prezantoi librin e tij ‘Rreth e Rrotull’. 

Mes miqve, kolegëve, artistëve dhe figurave të njohura të politikës në vend, Kapexhiu prezantoi krijimtarinë e tij, ku problemet aktuale në vendin tonë përkthehen me nota humori dhe ‘thumb’ ndaj drejtuesve të vendit.

Në këtë aktivitet, ai u nderua me dekoratën ‘Nder i Kombit’ nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, si një nga artistët më të guximshëm të skenës, kinematografisë, artit pamor dhe krijimtarisë shqiptare.

Me anë të ekspozitës me 100 karikatura dhe publikimit të librit të tij ‘Rreth e Rrotull’, artisti sjell me anë të penës së tij momentet më pikante të ngjarjeve politike në Shqipëri.

Në fokus të karikaturave qëndrojnë figurat ndërkombëtare, të cilat janë gjithmonë të përfshira në politikën shqiptare. Sipas Kapexhiut, marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë të shumta dhe ndikimi i tyre në qeverisjen shqiptare luajnë një rol kyç. Në këtë krizë politike, artisti zgjodhi t’i sjell kështu këto figura. Spikat figura e ish- ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, kjo edhe për shkak të flokëve të saj të kuq e kaçurrelë që thyejnë bukur ngjyrat në vizatim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

 

Për artistin kjo ekspozitë me në fokus politikën sjell një temë dhe mesazh tepër aktual nga situatat politike në vendin tonë. Por në sytë e tij, Berisha dhe Rama janë figurat më të veçantë, me veprime dhe mosveprime ata ndikojnë shumë tek krijimtaria e tij. Qëllimi është që karikatura të komunikojë me shikuesit. Sot karikaturat janë shndërruar në një nga format më të dashura në sytë e të gjithëve, dhe duket se kjo rrymë po ngjallet fort edhe në Shqipëri. 

Shto Koment