Aktualitet

Më 1 qershor Mal i Zi hap kufirin me Shqipërinë, MEPJ sqaron procedurat për qytetarët

Mali i Zi në 1 qershor hap kufirin me Shqipërinë.
Featured image of article: Më 1 qershor Mal i Zi hap kufirin me Shqipërinë, MEPJ sqaron procedurat për qytetarët

Tiranë- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njotuar se Mali i Zi, që prej datës 1 Qershor 2020, ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ministria sqaron më tej se të gjithë shtetasve nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez. Sipas MEPJ qytetarët do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment