Politike

“Me 1 minutë s’kemi çfarë të themi…”/ Ruçi pret ankesa nga opozitarët, duan më shumë kohë, kryeparlamentari gjithë ironi: Faleminderit që na kursyet kohën

Shtjefni e ka shfrytëzuar minutazhin e tij, ndërsa Gjuzi ka hequr dorë duke u shprehur se do t'ja dhuronte kohën e tij, kujtdo që e kërkonte. Sigurisht që as në këtë rast nuk ka munguar ironia e kryeparlamentarit Ruçi.
Featured image of article: “Me 1 minutë s’kemi çfarë të themi…”/ Ruçi pret ankesa nga opozitarët, duan më shumë kohë, kryeparlamentari gjithë ironi: Faleminderit që na kursyet kohën Zef Shtjefni, Gramoz Ruçi dhe Kujtim Gjuzi

TIRANË– Deputetët e opozitës, Zef Shtjefni dhe Kujtim Gjuzi janë ankuar sërish për minutazhin që kanë pasur në dispozicion për t’i bërë pyetje Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. 

Shtjefni e ka shfrytëzuar minutazhin e tij, ndërsa Gjuzi ka hequr dorë duke u shprehur se do t’ja dhuronte kohën e tij, kujtdo që e kërkonte. Sigurisht që as në këtë rast nuk ka munguar ironia e kryeparlamentarit Ruçi.

REPLIKAT: 

Gramoz Ruçi: Një minutë të thashë që në fillim

Zef Shtjefni: Dy minuta ëëë. Të dashur kolegë, Avokati i Popullit besoj se e ka kryer mirë detyrën. Ka bërë ndërhyrje të duhura. Ka ndërhyrë aty kudo ku duhej. Ka qënë gjithmonë kontribuues për çështje të rëndësshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gramoz Ruçi: Fjala për Gjuzin

Kujtim Gjuzi: Kryetar na e keni hequr fjalën, një minutë s’kemi çfarë të themi. Jepja kujt të duash.

Gramoz Ruçi: Faleminderit për kohën që kurseve

(k.m/dosja.al)

Shto Koment