Sport

“McGregor ka truproja shqiptarë, së shpejti stërvitem me të”,kampioni i MMA tregon rikuperimin dhe lidhjen me irlandezin

Ai tregon gjithë peripecitë me koronavirusin dhe zbuloi disa të pathëna me kontaktet që ka me Connor McGregor
Featured image of article: “McGregor ka truproja shqiptarë, së shpejti stërvitem me të”,kampioni i MMA tregon rikuperimin dhe lidhjen me irlandezin

TIRANË-Florian Marku, kick-boxeri shqiptar me ambicie shumë të mëdha, është shumë premtues në këtë sport. Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote. I ftuar në emisionin “Fan Zone” në Supersport, ai tregon gjithë peripecitë me koronavirusin dhe zbuloi disa të pathëna me kontaktet që ka me Connor McGregor.

Rikuperimi- Po më ka ndihmuar shumë kjo kohë, pasi kam bërë një operacion në janar dhe kam pasur mundësi të rikuperohem më së miri. Është folur shumë që koronavirusi është mashtrim, por uën vetë kam qenë për 14 ditë i sëmurë, me temperaturë, por më pas kaloi çdo gjë.

 Foto me Connor McGregorÇunat që ruajnë atë janë shqiptarë nga Tropoja dhe më kanë mundësuar që kur të kalojë kjo situatë, të stërvitem për disa kohë me të për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

McGregor apo KhabibTë them të drejtën Khabib më lodh, pasi ka armë të fortë vetëm mundjen dhe e lodh shumë kundërshtarin në atë pikë e pastaj e dominon edhe lart, por është më i mirë.

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment