Aktualitet

TRAGJIKE në Berat/ Mbytet në lumin Osum 7-vjeçari, i ati po kulloste bagëtinë pak metra larg, policia nxjerr trupin e pajetë

  • Zbardhet dinamika e ngjarjes: 7-vjeçari po kulloste bagëtitë, pasi hyri në lumë babai e kërkoi për disa orë
  • Teksa i ati ka qënë duke kullotur bagëtinë, i mituri u fut në lumë për tu larë. Kjo ishte dhe hera e fundit që u panë së bashku babë e bir pasi 7-vjeçari u mbyt.
    Featured image of article: TRAGJIKE në Berat/ Mbytet në lumin Osum 7-vjeçari, i ati po kulloste bagëtinë pak metra larg, policia nxjerr trupin e pajetë Foto ilustruese

    BERAT– Një 7-vjeçar është mbytur mbrëmjen e djeshme në lumin Osum. Teksa i ati ka qënë duke kullotur bagëtinë, i mituri u fut në lumë për tu larë. Kjo ishte dhe hera e fundit që u panë së bashku babë e bir pasi 7-vjeçari u mbyt. Babai e ka kërkuar për disa orë në lumë të birin, por nuk mundi ta gjente dot. Ishin forcat e policisë së bashku me banorët ata që bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit.

    Njoftimi i policisë:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    (a.b)/dosja.al

    Shto Koment