Aktualitet

“Mbyllur nga Ramavirusi”, bizneset në Tiranë shpallin falimentin pas pandemisë dhe shigjetojnë kryeministrin: Faleminderit…

FOTO
Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, shumë prej dyqaneve janë mbyllur përfundimisht, për shkak të krizës që ka sjellë pandemia.
Featured image of article: “Mbyllur nga Ramavirusi”, bizneset në Tiranë shpallin falimentin pas pandemisë dhe shigjetojnë kryeministrin: Faleminderit… Bizneset e mbyllura

TIRANË– Shumë prej bizneseve në Tiranë kanë shpallur falimentin duke ulur qepenin.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, shumë prej dyqaneve janë mbyllur përfundimisht, për shkak të krizës që ka sjellë pandemia.

Në qepenet e ulura, pronarët e dyqaneve, tashmë të mbyllur, kanë zgjedhur të shigjetojnë kryeministrin, dhe ta falenderojnë për këtë disfatë në jetën e tyre.

Mbyllur nga Ramavirusi,”- shkruhet në një prej fotove.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faleminderit për falimentin,”– shkruhet në një tjetër.

Shumë prej bizneseve janë ankuar për krizën që ndjenë ndaj pandemisë së Covid-19, me të cilin vazhdojnë të përballen ende. Kjo është java e fundit që bizneset do të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00, dhe java tjetër do t’u bëjë të mundur që të qëndrojnë të hapur siç bënin në kohën para pandemisë.

Ajo që mbetet ende me pikëpyëtje janë pagate luftës, që shumë prej tyre nuk i kanë marrë ende. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama shënjestroi vetë biznesmenët, dhe u vuri atyre mbi shpatulla përgjegjësinë për marrjen e pagave të luftës për punonjësit, pork a edhe shumë të tjerë, të vetëpunësuar, që ende nuk kanë tërhequr pagat e luftës për muajin prill.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment