TIRANË– Mira Rakacolli ka deklaruar se për momentin nuk do të ketë izolim gjatë fundjavave.
Në deklaratën për mediat, në lidhje me masat e ndërmarra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Rakacolli shtoi se nuk kanë dhënë asnjë udhëzim të tillë dhe se nuk është diskutuar asgjë për mbylljen e fundjavave.
Sipas zv/minitres, gjithçka do të shqyrtohet me ecjen e situatës.
“Nuk e kemi kërkuar në asnjë moment këtë mbyllje. Nuk kemi sugjeruar dhe as diskutuar këtë gjë. Nuk ka as lehtësime, dhe për momentin nuk ka asnjë sugjerim të tillë. Do shohim si do ecë situata,”- tha ajo.
(f.m/dosja.al)