Politike

Mbyllja e votimit, Meta paralajmëron: Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine, asnjë votë nuk mund të tjetërsohet

Në një status në Facebook, Meta shkruan se askuh nuk mund ta cënojë procesin e votimit për llogari meskine.
Featured image of article: Mbyllja e votimit, Meta paralajmëron: Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine, asnjë votë nuk mund të tjetërsohet Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar komisionerët që të mos cënojnë procesin elektoral dhe që asnjë votë të mos cënohet. Në një status në Facebook, Meta shkruan se askuh nuk mund ta cënojë procesin e votimit për llogari meskine.

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi. Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve. Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet! Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit. Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju! Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim,”- shkruan Meta.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment