Politike

Mbyllja e tregut në Lezhë, ish-deputetja Metaliaj: 285 familje pa bukë, Bashkia të marrë masat

VIDEO
Metaliaj shkruan se 285 tregtarë i kanë akoma të mbyllura dyqanet e tyre, dhe kanë mbeutr pa bukën e gojës.
Featured image of article: Mbyllja e tregut në Lezhë, ish-deputetja Metaliaj: 285 familje pa bukë, Bashkia të marrë masat Lindita Metaliaj
Përditësuar:

LEZHË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ka publikuar një denoncim ku shkruan se qeveria i ka lënë ambulantët në Lezhë, në dorë të fatit. Teksa ka nxjerrë edhe videot, Metaliaj shkruan se 285 tregtarë i kanë akoma të mbyllura dyqanet e tyre, dhe kanë mbeutr pa bukën e gojës.

Denoncimi i plotë

Bashkia Lezhe braktis tregtaret ambulante! Tregtaret e tregut industrial ne qytetin e Lezhes jane lene ne meshire te fatit! 285 tregtare ushqejne familjet me ato pak te ardhura qe fitojne nga shitjet ne treg. Edhe pse tregu duhej te ishte i hapur me urdher te “shpetimtarit te vendit”,deri ne keto momente ai eshte akoma i mbyllur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

285 familje jane pa buke dhe pa te ardhura! Kjo ndodh nga paaftesia,papergjegjshmeria dhe neglizhenca e Bashkise Lezhe e cila ka per detyre te dizinfektoje ambientet e tregut industrial! Deri ne keto momente kjo nuk ka ndodhur! Policia bashkiake bashke me policine e rendit sot shperndane protesten e tregtareve ,te cilet me te drejte kerkojne tu plotesohen kushtet dhe te merren te gjitha masat mbrojtese nga pushteti vendor dhe qendror ,ne menyre qe te ushtrojne aktivitetin e tyre tregtar per te ushqyer familjet! I bej thirrje Bashkise Lezhe dhe te emeruarit te saj te marrin te gjitha masat per te mundesuar hapjen e tregut industrial te Lezhes! Çdo dite vonesejane dite pa buke per 285 familje !

Një tjetër treg që është i mbyllur është edhe ai Zdrales në Shkodër. Ditën e sotme janë ngritur në protestë tregtarët e tregut të Zbrales në Shkodër, pasi kërkojnë që t’u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ky treg është mbyllur që më 14 prill, si masë e marrë nga qeveria për COVID-19 dhe tregtarët shprehen se gjatë kësaj kohe nuk kanë pasur as ushqim për fëmijët e tyre.

(f.m/dosja.l)

Shto Koment