Politike

Mbyllja e shkollave, Basha: Tha se nuk ishin burim infektimi, Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se më parë, Rama tha se shkollat nuk janë konsideruar si vatra infeksioni, ndërsa sot, i mbylli ato.
Featured image of article: Mbyllja e shkollave, Basha: Tha se nuk ishin burim infektimi, Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar të paapftë në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, kryeministrin Edi Rama pas vendimit që mori sot për mbylljen e shkollave dhe zhvillimin e mësimit online.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se më parë, Rama tha se shkollat nuk janë konsideruar si vatra infeksioni, ndërsa sot, i mbylli ato.

“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!”- shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimi për mbylljen e shkollave u mor sot dhe u njoftua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Mnaastirliu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment