Aktualitet

Mbyllja e JOQ, Berisha sulmon gazetarët që heshtën: Heshtje varri, keni humbur lirinë tuaj

Sipas Berishës, ata gazetarë që heshtën janë mendërisht të kastruar dhe kush hesht për lirinë e tjetrit ka humbur të veten.
Featured image of article: Mbyllja e JOQ, Berisha sulmon gazetarët që heshtën: Heshtje varri, keni humbur lirinë tuaj Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar gazetarët që kanë heshtur [as mbylljes së portlait “JOQ”.

Sipas Berishës, ata gazetarë që heshtën janë mendërisht të kastruar dhe kush hesht për lirinë e tjetrit ka humbur të veten.

“Kam ndjekur dje dhe sot mediat e shkruara ato online dhe televizive ne menyre te pabesueshme kam konstatuar nje heshtje varri,”– shkruan Berisha ndër të tjera.

Statusi i Berishës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Dy fjale per gazetaret e vendit! Miq, nje portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja  e dheut me nje urdher arbitrar te Edvin Kristaq Xhelatit, njelloj si ne Korene e Veriut apo Iranin e Ajetullahve. Ky portal me dhjetra here ka ndermarre sulme te padrejta, ne vleresimin tim edhe ndaj meje por perseri ai ishte ndofta me i pavaruri i ketij vendi. Drejtuesi dhe stafi i tij jane te panjohur per mua. Kam ndjekur dje dhe sot mediat e shkruara ato online dhe televizive ne menyre te pabesueshme kam konstatuar nje heshtje varri. Keshtu qe po kaq e rende sa mbyllja e portalit nga Edvin Kristaq Xhelati me eshte dukur edhe heshtja juaj funeber para ketij akti kriminal. Me kete heshtje nuk mund te mos ju them se deshmoni veten gazetar menderisht te kastruar dhe dua tju kujtoj ketu nje mesim elementar te historise, se ai qe nuk mbron lirine e tjetrit ka humbur te veten. Keni shtrire qafen nen satren e xhelatit. Zoti ju shpetofte! sb

Që prej mbrëmjes së djeshme, AKEP ka vendosur që të mbyllë faqen interaktive JOQ. Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment