Politike

Mbyllja e hostit të Dosja.al, Berisha reagon ashpër: Liria e mediave në ditët më të vështira, dënoj aktin kriminal

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha është shprehur se i dënon aktet kriminale duke i krahasuar me kontrollin e mediave në kohën e diktaturës komuniste.
Featured image of article: Mbyllja e hostit të Dosja.al, Berisha reagon ashpër: Liria e mediave në ditët më të vështira, dënoj aktin kriminal Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar lidhur me mbylljen e disa portaleve që kanë qënë kritikë me qeverinë, përfshirë edhe bllokimin prej disa orësh të hostit të Dosja.al

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se mediat janë mbyllur për shkak se kanë kritikuar menaxhimin e situatës së tërmetit nga ana e qeverisë, dhe për pasojë janë penalizuar. 

Në statusin e tij, ish-kreu i shtetit është shprehur se i dënon aktet kriminale duke i krahasuar me kontrollin e mediave në kohën e diktaturës komuniste.

“Pas mbylljes se portalit JOQ, censurimit te editorialit te gazetes Dita, arrestimit per statusin e FB te studentes Xhulia Aliaj, ndalimit te perkoheshem te portalit Dosja.al me kriminele te fjales se lire qe kontrollohen nga zyra e tij, Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin e njohur Brryli Broadway,”-shkruan Berisha. 

Postimi i plotë:  

Ndal dores se xhelatit te fjales se lire, Edvin Kristaq Hoxha!

Mbyllja e portalit tjeter te njohur Brryli Broadëay, nje akt tjeter kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit.

Te dashur miq, liria e mediave po perjeton ditet me te veshtira. Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin tjeter te mirenjohur dhe te pavarur Brrylli Broadëay pasi ai ka kritikuar menaxhimin e falimentuar te situates pas termetit nga ai dhe narkoqeveria e tij.

Ky akt kriminal ndaj fjales se lire vjen ne vazhdim te nje perpjekje te pashembullt per te rikthyer censuren dhe si hakmarrje e ulet e primitive per kritikat e ketij portali ndaj Edvin Kristaq Xhelatit dhe deshtimit te tij ne menaxhimin e gjendjes te krijuar nga termeti ne vend.

Ky vendim tregon se si po keqperdor Edvin Kristaq Xhelati shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme ne vend te Gjendjes se Fatkeqesise Natyrore, ne kundershtim flagrant me kushtetuten, per te shuar urrejtjen dhe ushtruar hakmarrjen e tij ndaj mediave te pavaruara jo qeveritare dhe vendosur censuren e tij.

Keshtu, pas mbylljes se portalit JOQ, censurimit te editorialit te gazetes Dita, arrestimit per statusin e FB te studentes Xhulia Aliaj, ndalimit te perkoheshem te portalit Dosja.al me kriminele te fjales se lire qe kontrollohen nga zyra e tij, Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin e njohur Brryli Broadway.

Denoj me shpersine me te madhe keto akte kriminale, antikushtetuese te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj fjales se lire qe po zbaton ne Shqiperi praktika te njejta me ato te Korese se Verut dhe Iranit.

Kerkoj zhbllokimin e menjehershem te portaleve te bllokuara dhe i bej thirrje organizatave nderkombetare dhe vendeve te lira mike qe mbrojne lirine e mediave si nje vlere themelore te shoqerise se lire, te denojne qendrimet staliniste te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave me te cilat ky bastard i bllokmeneve hoxhist kerkon te riktheje censuren e kohes se eterve te tij mizor. sb

Ditën e djeshme për disa orë, hosti i medias Dosja.al është mbyllur për disa orë me pretendimin se ka shkelur të drejtat e këngëtarit Ylli Baka. Pas sqarimit të situatës, Dosja është rikthyer në normalitet për të pasqyruar realitetin dhe për të qënë sa më pranë të vërtetës e qytetarëve. Portali i parë që u mbyll ishte “JOQ”. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment