Politike

Mbyllja e hetimeve për videon me kokainë të kryebashkiakut të Bulqizës, PD: Zvarritja e hetimeve ishte e qëllimshme, Rama duhet ta kishte shkarkuar Allën

VIDEO
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka akuzuar SPAK se zvarriti qëllimisht hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, me qëllim që të pushonte çështjen.
Featured image of article: Mbyllja e hetimeve për videon me kokainë të kryebashkiakut të Bulqizës, PD: Zvarritja e hetimeve ishte e qëllimshme, Rama duhet ta kishte shkarkuar Allën Lefter Alla dhe Çlirim Gjata

TIRANË -Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë së Posaçme, për pushimin e çështjes së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, të cilit i doli një video duke konsumuar kokainë. Sipas Gjatës, SPAK i zvarriti qëllimisht hetimet, për të pushuar çështjen.

Ndër të tjera ai shton, se Alla është pasqyrë, ku të gjithë shohin Edi Ramën e kokainës dhe duhet të mbajë përgjegjësi për mos shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës. Gjata thekson, se konsumimi i drogës nga Alla në ambjente publike, provon degradimin e Partisë Socialiste.

Reagimi i plotë

Kryebashkiaku narkoman i Bulqizës, hetimet u zvarritën për të pushuar çështjen. Zyrtarët që konsumojnë drogë, modeli i qeverisjes së Edi Ramës. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA SEKRETAR I ÇËSHTJEVE LIGJORE Asnjë surprizë për pushimin e çështjes kundër kryebashkiakut narkoman të Bulqizës, Lefter Alla. Zvarritja e hetimeve kishte për qëllim pushimin e çështjes dhe daljen në përfundimin se kryebashkiaku i zhytur me kokë në kokainë, nuk po konsumonte kokainë.

Video e kryebashkiakut ilegjitim të Edi Ramës që merr kokainë ishte shokuese, kur u bë publike, por për Edi Ramën, ky fakt nuk ekziston. Një përdorues kokaine do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë, duke mos bërë dallim nga tutori i tij politik në krye të qeverisë. Një kryebashkiak i droguar apo një kryebashkiak me të kaluar kriminale, që trafikon gra dhe vajza, një kryebashkiak përdhunues apo një kryebashkiak trafikant droge është modeli që ofron Edi Rama në qeverisje. Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë. Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato, duke bërë njerëzit për të marrë dhe duke u thënë se kryebashkiaku që shikoni në video nuk po konsumon drogë.

Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!

Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se merita dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë.

Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qendron në pushtet me mbështetjen e krimit.

SPAK pushoi hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, me pretendimin se nuk ekziston fakti penal. Një provë e fortë e SPAK ishte edhe analiza, e cila tregoi se Alla nuk kishte prani të kokainës në gjak. Përsa i përket videos, Prokuroria e Posaçme është shprehur, se nuk dallohen qartë personat e përfshirë, pasi filmimi nuk është marrë drejtpërdrejtë nga pajisja regjistruese.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment