Aktualitet

Mbyllja e bashkisë së Malësisë së Madhe, flet kryetari Marinaj: 3 punonjës të infektuar, puna rinis të hënën

VIDEO
Tonin Marinaj ka deklaruar se ky institutcion do të rinisë punën të hënën.
Featured image of article: Mbyllja e bashkisë së Malësisë së Madhe, flet kryetari Marinaj: 3 punonjës të infektuar, puna rinis të hënën Tonin Marinaj

MALËSI E MADHE- Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka deklaruar për mediet se ky instutucion është mbyllur deri të hënën, pas kanë rezultuar 3 punonjës të infektuar. Ai ka treguar se në Malësinë e Madhe në total janë 9 të infektuar.

“Aktualisht janë 3 punonjës që kanë dalë me COVID-19 në këtë institucion. Duke parë këtë situatë, meqë ishte edhe ditë e premte, për t’i bërë një dezinfektim total, këtë ditë e bëra pushim. Malësia e Madhe ka qen bashkia më e pastër sa i përket covid-it. Deri më tani janë marrë 73 tampona dhe 9 kanë rezultuar pozitivë, në total në Malësinë e Madhe. Edhe punonjësve të tjerë u është marrë tamponi, sot dolin përgjigjet. Nuk mund të them se nga cili variant ka ardhur virusi në Malësinë e Madhe, njerëzit janë të lirë. Nuk mund ta them që të gjithë banorët respektojnë masat, ne kemi bërë punën që të gjithë të marrin informacionin e nevojshëm. Tre personat e infektuar janë të rinj dhe janë në shtëpi pa problematika. Në zyrën që ka kontakte më të mëdha i janë bërë tetë tamponë dje”,  tha Marinaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al raportoi mëngjesin e sotëm se pas infektimit të punonjësve, është mbyllur ky institucion.  Ndërkohë, gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment