Aktualitet

Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës, 300 tregtarë ngrihen në protestë dhe përplasen me policinë: s’na lajmëroi askush, duam të punojmë

FOTO
Në raportimin e bërë në Faxnews, tregtarët u shprehën se nuk ka pasur asnjë lloj lajmërimi për mbylljen e tregut dhe se çdo gjë është bërë pa asnjë lajmërim nga ana e drejtuesve apo në media.
Featured image of article: Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës, 300 tregtarë ngrihen në protestë dhe përplasen me policinë: s’na lajmëroi askush, duam të punojmë Foto nga tregu i mbyllur
Përditësuar:

DURRËS– Mbyllja e tregut të fruta-perimeve në Durrës ka sjellë përplasje mes tregtarëve dhe efektivëve të policisë. Si çdo ditë tjetër, tregtarët kanë shkuar në punë edhe ditë ne sotme por kanë gjetur dyert e tregut të mbyllura dhe janë ngritur në protestë.

Në raportimin e bërë në Faxnews, tregtarët u shprehën se nuk ka pasur asnjë lloj lajmërimi për mbylljen e tregut dhe se çdo gjë është bërë pa asnjë lajmërim nga ana e drejtuesve apo në media. Aktualisht 300 tregtarë të licensuar ushtrojnë aktivitetin aty, janë ngritur në protestë dhe kërkojnë që të punojnë. Ndërkohë mësohet se ky treg do të spostohet në 3 vende të tjera, të cilat tashmë janë krijuar për tregtimin e frutave dhe perimeve, tek shkolla shkolla “Leonik Tomeo” është gati, ndërsa vazhdon puna për përfundimin e dy të tjerëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri nga Covid-19 ka shkuar në 22, mes tyre 11 viktima. 4 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë, në spitalin Infektiv, pasi janë në intubim.  Mjekët dhe qeveria bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Nga sot, hyn në fuqi masa e re, që çdo qytetar për të bërë pazar një orë në ditë, duhet të njoftojë autoritetet 24 orë para për të marrë leje. Po kështu,  lejohet që të dalë për të bërë pazar vetëm një familjar.

(f.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment