
TURQI- Sekretari i Pergjithshëm i NATO-S Jens Stoltenberg pas përfundimit të takimit me Presidentin Erdogan dhe me Ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusholulu në një intervistë e quajti këtë takim si të mirë. Pikat kryesore të takimit mes palëve ishin çështjet e luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë, si dhe siguria ne Mesdheun Lindor.
“Shpresa ime e patundur është se mekanizmi parandalues ushtarak i zhvilluar nga NATO për Mesdheun Lindor mund të krijojë hapësirë për përpjekje diplomatike. Problemet tani mund të zgjidhen vetëm përmes negociatave në frymën e solidaritetit aleat dhe ligjit ndërkombëtar,” shtoi diplomati i NATO-s.
Ndërkohë që ditën e sotme Stoltenberg pritet që të bëj një ndalesë në Greqi ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.
(I.A/dosja.al)