Aktualitet

Mbyllet restoranti-kështjellë në Tiranë, Braçe: Çdo fundjavë “Iluminatum” plot e përplot, fiton por s’pret kupona (Foto)

Në një postim në Instagram, zv/kryeministri Erion Braçe ka bërë me dije se ky restorant është plot e përplot çdo fundjavë por që pronari nuk priste kupona tatimorë.
Featured image of article: Mbyllet restoranti-kështjellë në Tiranë, Braçe: Çdo fundjavë “Iluminatum” plot e përplot, fiton por s’pret kupona (Foto) Erion Brace dhe restoranti "Iluminatium"

TIRANË– Informaliteti ka goditur një tjetër biznes pasditen e sotme. Bëhet fjalë për restorantin luksoz në formë kështjelle që ndodhet poshtë orës së Peshkatarit në Petrelë.

Në një postim në Instagram, zv/kryeministri Erion Braçe ka bërë me dije se ky restorant është plot e përplot çdo fundjavë por që pronari nuk priste kupona tatimorë.

 

 

Ky eshte super restoranti ILUMINATIUM, buze Erzenit, ne juglindje te Tiranes,
poshte ures se “Peshkatarit”; U MBYLL PAK ME PARE!
Inspektoret e tatimeve rajoni Qender, e gjeten per here te dyte pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zoteri sipermarres, boll me paligjshmeri! Cdo fundjave e ke restorantin plot e perplot;
Fiton ti qe cke me te, perse nuk pret fature tatimore e kupon tatimor?! Mire shtetit, po vetes perse i ben dem?

Te kushton shume me lire te jesh i ligjshem; Fiton vete e shlyen detyrimet ndaj shtetit.
Vetem keshtu do jesh rehat e i qete ne sipermarrjen tende! Mos ju jep tundimit te superfitosh duke marre edhe pjesen e shtetit!”- shkruan Braçe teksa ka publikuar edhe fotot e restorantit luksoz krah postimit të tij.

Muajt e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kundër informalitetit. Në vend nisi puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiëani. Ky i fundit vetëm përkohësisht pasi u rihap me vendim Gjykate.

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment