Aktualitet

Mbyllet reparti i Kirurgjisë në spitalin e Gjirokastrës, dyshohet se janë infektuar 20 infermierë

Mbyllet reparti i Kirurgjisë në spitalin e Gjirokastrës. Dyshohet se 20 infermierë janë të infektuar. Ndërkohë, burime nga spitali i Gjirokastrës bëjnë me dije se reparti i Kirurgjisë është hapur, pasi është bërë dezinfektimi i sallës.
Featured image of article: Mbyllet reparti i Kirurgjisë në spitalin e Gjirokastrës, dyshohet se janë infektuar 20 infermierë Spitali i Gjirokastrës

GJIROKASTËR- Mbyllet reparti i Kirurgjisë në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastrës, pasi dyshohet se infermierët janë të infektuar me COVID-19. Mësohet se 20 infermierëve të këtij spitali u është marrë tamponi dhe pritet përgjigjia e tyre.

Ndërkohë, burime nga spitali i Gjirokastrës bëjnë me dije se reparti i Kirurgjisë është hapur, pasi është bërë dezinfektimi. Spitali sqaron se fillimisht është dyshuar për një infermier të infektuar, i cili ka bërë menjëherë testin ka dalë negativ. Ky i fundit është karantinuar në banesë.

Së fundmi koronavirusi është përhapur gjerësisht edhe në burgjet e vendit. Tashmë burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në një spital COVID, ku po marrin mjekim 40 të burgosur të infektuar.  Ambienti i këtij burgu, të kthyer tashmë në spital, ka mjekë, infermierë, pajisje mjekësore me të gjitha masat e marra për kurimin e Covid-19 dhe mbrojtjen e personelit mjekësor nga ky virus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë e më shumë bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe dy të moshuar dhe janë konfirmuar 156 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 324.

J.V/Dosja.al

Shto Koment