Politike

Mbyllet numërimi për kandidatët në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, mbetet pa mandat

  • Beqaj kërkon ndjesë: Jam përpjekur të bëj maksimumin, nuk funksionoi!
  • I renditur i katërti në listën e socialistëve në këtë qark, Beqaj arriti të grumbullojë vetëm 3920 vota në këtë qark, ndërkohë që për të thyer herësin i nevojiteshin plot 10 000 vota.
    Featured image of article: Mbyllet numërimi për kandidatët në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, mbetet pa mandat Ilir Beqja

    SHKODËR– Sot ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve në Shkodër. Deputeti socialist Ilir Beqaj nuk ka arritur ta fitojë mandatin për t’u futur në Kuvend në katër vitet e ardhshme.

    I renditur i katërti në listën e socialistëve në këtë qark, Beqaj arriti të grumbullojë vetëm 3920 vota në këtë qark, ndërkohë që për të thyer herësin i nevojiteshin plot 10 000 vota.

    Socialistët arritën të fitojnë tre mandate në Shkodër, konkretisht Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. E para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2711 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë.

    REZULTATET:

    PS

    Paulin Sterkaj 7335

    Benet Beci 6131

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Edona Bilali 2711

    PD

    Bardh Spahia 7219

    Helidon Bushati 6743

    Zef Hila 5975

    (a.b)/dosja.al

    Shto Koment