Politike

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në tre bashkitë e Shkodrës, dy më të votuarit janë nga radhët blu, si janë rezultatet e deritanishme në të gjithë qarkun

Nga të dhënat e monitoruara hap pas hapi nga Dosja.al vihet re se dy kandidatët më të votuar janë nga radhët e PD-së, Zef Hila në Vaun e Dejës dhe Ludovik Hasani në Fushë Arrës e Pukë.
Featured image of article: Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në tre bashkitë e Shkodrës, dy më të votuarit janë nga radhët blu, si janë rezultatet e deritanishme në të gjithë qarkun Foto e hartës

SHKODËR– Numërimi i votave për kandidatë ka përfunduar në tre bashki në qarkun e Shkodrës, Vaun e Dejës, Fushë-Arrëz dhe Pukës. Nga të dhënat e monitoruara hap pas hapi nga Dosja.al vihet re se dy kandidatët më të votuar janë nga radhët e PD-së, Zef Hila në Vaun e Dejës dhe Ludovik Hasani në Fushë Arrës e Pukë.

Ndërsa në të gjithë qarkun e Shkodrës, deri më tani kandidati më i votuar është Paulin Stërkaj nga radhët e PS-së me 5963 vota, i dyti vjen Tom Doshi nga radhët e PSD-së me 5851 vota ndërsa I treti është nga radhët e PD-së, Zef Hila me 5828 vota në total.

LISTA ME MË TË VOTUARIT NË TRE BASHKITË:

VAU I DEJËS:

PD: Zef Hila 5168

PS: Paulin Sterkaj 748

LSI: Agron Çela 158

FUSHË ARRËZ:

PD: Ludovik Hasani  1288

PS: Benet Beci 494

LSI: Agron Çela 114

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BASHKIA PUKË

PD: Ludovik Hasani 1873

PS: Benet Beci 1519

LSI: Edmond Ndou 113

MALËSI E MADHE deri më tani:

PS: Paulin Stërkaj 3966

BASHKIA SHKODËR deri më tani:

Bardh Spahia: 5149

Më të votuarit

LAJM KRYESOR: NË KOHË REALE! Faza e dytë, numërimi i votave të kandidatëve! Gara për vendin në Kuvend bëhet e fortë. Përfundon procesi në Kukës e Poliçan, Balla ‘parakalon’ Ramën

(f.m/dosja.al)

Shto Koment