LIVE UPDATES
Bota

Mbyllet mbledhja e qeverisë së Kosovës, publikohen të gjitha vendimet që u morën sot

8 Shtator 2021, 11:47 Nga DOSJA
Mbyllet mbledhja e qeverisë së Kosovës, publikohen të gjitha

KOSOVË– Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rradhës në të cilën ka miratuar 15 projektligje, vendime dhe rregullore të reja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke i shprehur ngushëllimet e tij të gjithë familjarëve të viktimave që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Fjala e plotë e Kurtit:

Me datë 8 gusht, nuk kishim asnjë të vdekur në Kosovë, mirëpo këto tri javët e fundit, janë javët më të rënda për popullin e Kosovës, e më të vështira për institucionet e shtetit tonë. Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin të gjithë punonjësve shëndetësorë, mjekëve dhe infermierëve për angazhimin vetëmohues për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga virusi, në kohën e variantit Delta, i cili është shpërndarë në mënyrë eksplozive, shumë më shpejt e më gjerë se sa versionet e mëhershme.

Falënderoj në veçanti të gjithë zyrtarët policorë, të cilët po kujdesen për zbatimin e masave dhe të cilët po punojnë me ndërrime nga 12 orë, prej se ne morëm një vendim të tillë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre, që nuk janë vaksinuar, të caktojnë terminë, sepse vaksina ka mjaftueshëm dhe çdo ditë po pranojmë doza të reja.

Deri më tani kemi administruar afër një milion vaksina. Kjo është java kur e mbërrijmë numrin një milion, prej të cilave dy të tretat janë me dozën e parë, ndërkaq një e treta janë edhe me dozën e dytë”, ka thënë Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij hyrëse.

Vendimi i parë që mori miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme ishte ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ për vitin 2021. Me ndryshimet e miratuara sot ndryshohet afati i miratimit në Qeveri të këtyre projektligjeve:

Ndërsa janë tërhequr nga Programi Legjislativ për vitin 2021 këto projektligje:

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujërat e Kosovës.

Me qëllim të harmonizim të dispozitave ligjore me Ligjin për Kundërvajtje, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë janë miratuar projektligjet:

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Banorëve të Kosovës në Sistemin Shëndetësor.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.  Me ndryshimet e miratuara përcaktohet, në rastet kur fusha e përgjegjësisë administrative e dy (2) apo më shumë ministrive është bashkuar/fuzionuar në një ministri, ministri mund të emërojë deri në dhjetë (10) këshilltarë politikë dhe deri në pesë  (5) këshilltarë të jashtëm politikë. Me rastin e fuzionimit të ministrive, në disa sosh fushëveprimi dhe përgjegjësitë e tyre janë zgjeruar dukshëm. Andaj, si rezultat është paraqitur nevoja për rritjen e kapaciteteve të kabineteve të këtyre ministrive me qëllim që të përmbushen në mënyrë sa më efikase obligimet dhe përgjegjësitë e ministrive të fuzionuara. Në këtë rast, sipas rregullores së miratuar sot, ministrat e pesë ministrive (Ministrisë së Punëve të Brendshme; Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve; Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës) mund të emërojnë deri në 10 këshilltarë politikë, nga 6 sa lejoheshin paraprakisht, dhe 5 këshilltarë të jashtëm (pa pagesë), nga 3 sosh paraprakisht.

Në vazhdim të mbledhjes është aprovuar edhe Rregullorja për trajtimin dhe kompensimin për ofrimin e shërbimeve të interesit të përgjithshëm ekonomik e cila përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien dhe trajtimin  e këtyre shërbimeve sipas Ligjit për Ndihmë Shtetërore. Në veçanti Rregullorja përcakton kriteret për ndihmën “de minimis” që mund të përfitojnë  ndërmarrjet që ofrojnë shërbime me interes të përgjithshëm ekonomik. Rregullorja zbatohet vetëm për ndihmën që u jepet ndërmarrjeve publike ose private për ofrimin e një shërbimi me interes të përgjithshëm ekonomik, i cili ju është ngarkuar atyre  si detyrim në bazë të akteve ligjore përkatëse.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për ministrin e Mbrojtjes për nënshkrimin e marrëveshjes për statusin e forcave (SOFA) mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas shqyrtimit ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme edhe Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ky program ka si bazë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ka për qëllim fuqizimin e konsumatorit për një rol aktiv në treg. Programi përcakton politikat për mbrojtje të konsumatorit në katër vitet e ardhshme dhe ka për qëllim garantimin e qarkullimit të lirë të produkteve të sigurta në treg.

Është miratuar edhe Koncept dokumentin për fushën e sigurisë së përgjithshme të produkteve. Koncept dokumenti rekomandon miratimin e Ligjit për rregullimin e fushës përkatëse i cili do të sigurojë nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve që përdorin produkte për kryerjen e veprimtarive të tyre profesionale. Ligji do të siguronte vendosjen në treg të produkteve ekskluzivisht të sigurta dhe do të parandalojë prodhimin, importin dhe vendosjen në treg të produkteve mashtruese, si dhe eksportin e tyre.

Më qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, masës për mbështetje të likuiditetit  familjar, në mbledhjen e sotme janë ndarë mjete  buxhetore në vlerë prej 10 milionë eurove të cilat do të ndahen pas aprovimit të listës së përfituesve sipas kritereve dhe kushteve që përcaktohen me vendim të veçantë.

Propozuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Samir Bllacakut Drejtor të Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror, i cili do të shërbejë në këtë pozitë për një mandat pesëvjeçar nga dita e emërimit./Express/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti mbidhet qeveria e kosoves albin kurti mbidhet qeveria e kosoves

Sondazh

Poll
Bota 8 Shtator 2021, 10:31

Vitia: Nuk ka lirim të masave në Kosovë

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka thënë se nuk do të ketë lirim të masave anti-Covid. Gazeta Ekspress shkruan se nuk do të ketë lir...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën