DiasporaRajoni

Mbyllet llogaria e FSK-së, Çitaku i kërkon llogari Twitter: Pse papritmas ky vendim

Çitaku, përmes një reagimi, iu drejtua Twitterit duke shprehur habinë pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt, 
Featured image of article: Mbyllet llogaria e FSK-së, Çitaku i kërkon llogari Twitter: Pse papritmas ky vendim FSK

KOSOVË– Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku njoftoi në Twitter se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë rrjet social është mbyllur përkohësisht.

Çitaku, përmes një reagimi, iu drejtua Twitterit duke shprehur habinë pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt,

Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, shkroi Çitaku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ndërkohë është shprehur krenar për bashkëpunimin me Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment