BotaKuriozitete

Mbyllet hapësira përreth vullkanit Etna, shkak reja shpërthyese

Reja shpërthyese ka bllokuar hapsirën ajrore për fluturim rreth vullkanit Etna. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka lëshuar një paralajmërim të kuq.
Featured image of article: Mbyllet hapësira përreth vullkanit Etna, shkak reja shpërthyese

ITALI- Hapësira ajrore përreth vullkanit Etna është mbyllur për shkak të emetimit të një reje shpërthyese mbi 9 km të lartë që del nga krateri Jug-Lindor, i vullkanit.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka lëshuar një paralajmërim të kuq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aeroporti ndërkombëtar i Catania mbetet funksional, por kompania e menaxhimit të aeroportit Vincenzo Bellini shpjegon se “për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etnas, hapësira ajrore aktualisht është e bllokuar për trafik dhe asnjë fluturim, për këtë arsye, nuk do të mund të ulet ose të ngrihet “.

(m.p/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment