Politike

Mbyllet faza e përzgjedhjes së kandidatëve të BKH-së, ambasada e SHBA: Jo të gjithë ia dolën për shkak se procesi është i vështirë

Mbyllet një tjetër fazë për përzgjedhjen e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Featured image of article: Mbyllet faza e përzgjedhjes së kandidatëve të BKH-së, ambasada e SHBA: Jo të gjithë ia dolën për shkak se procesi është i vështirë Ambasada amerikane
Përditësuar:

TIRANE– Ambasada Amerikane ka reaguar në një mesazhi në ‘Facebook’ në lidhje me mbylljen e fazës së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Teksa ka uruar kandidatët, ambasada thekson se jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.

MESAZHI I AMBASADËS

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.

NJOFTIMI I BKH

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23.10.2020, mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur. Kandidatët e kualifikuar, në datën 26.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim. Testi i Esesë do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment