Aktualitet

Mbyllet dosja për atentatin ndaj Hajrullës, grupi i qitësve me organizator nipin e ‘Çipurit’ shkon në gjyq, mungon Doqja, i shumëkërkuari për vrasjen e Santiago Malkos s’e çoi në fund planin, iu bllokua arma

Bëhet fjalë për një celulë personash që veprojnë në Vlorë, Fier dhe Tiranë, të cilët sipas akuzës kishin organizuar vrasjen e Hajrullës në maj të 2019-s, në kompleksin “Oslo” në Vlorë, ngjarje e cila dështoi. Siç shkruan Qyno, hetimet kanë provuar se organizator i këtij sulmi me dy kallashnikovë është Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipuri”, banues në Vlorë.
Featured image of article: Mbyllet dosja për atentatin ndaj Hajrullës, grupi i qitësve me organizator nipin e ‘Çipurit’ shkon në gjyq, mungon Doqja, i shumëkërkuari për vrasjen e Santiago Malkos s’e çoi në fund planin, iu bllokua arma Pamje nga atentati në Vlorë dhe Inez Hajrullai

VLORË– Mbyllet dosja për atentatin ndaj Inez Hajrullës, ngjarje e ndodhur në datë 10 maj të vitit 2019. Gazetari Elton Qyno shkruan se pas 19 muajsh hetime, prokuroria ka kopsitur dosjen dhe ka vendosur që të çojë në gjyq grupin e qitësve.

Bëhet fjalë për një celulë personash që veprojnë në Vlorë, Fier dhe Tiranë, të cilët sipas akuzës kishin organizuar vrasjen e Hajrullës në maj të 2019-s, në kompleksin “Oslo” në Vlorë, ngjarje e cila dështoi. Siç shkruan Qyno, hetimet kanë provuar se organizator i këtij sulmi me dy kallashnikovë është Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipuri”, banues në Vlorë.

Të pandehurit e tjerë Igli Memaj “Suloti”, Gentian Dautaj (Zoto) dhe Fatmir Hyseni në rolin e ekzekutorëve, ku në fazën e hetimit të provave, ka rezultuar se Igli Memaj ka qenë në rolin e drejtuesit të mjetit tip “Land Rover”, ndërsa Dautaj dhe Hysenaj, kanë qenë të armatosur dhe ishin personat që do ekzekutonin Inez Hajrullan, Ervis Matodashaj dhe A. Shorajn.

Por krimi dështoi! Automatiku që mbante Fatmir Hyseni që njihet ndryshe dhe si Doqja dhe është në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, u bllokua dhe nuk realizoi dot asnjë qitje. E vetmja armë që qëlloi ishte ajo e Dautajt, po shtrirja në tokë e tre ‘shënjestrave’ bëri që edhe këto plumba të shkonin kot.

Pas atentatit të dështuar që la pas vetëm një kalimtar rastësor të plagosur, autorët u larguan në drejtim të kodrave të Babicës, ku dogjën automjetin dhe qëndruan të fshehur deri në momentin që erdhën për t’i marrë dhe për t’i çuar në Fier.

Kush e bëri transportin?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Qynos, këtu është futur në lojë Daut Elmazi, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj. Goxhaj dhe Serxhio Ademi ose “Çima” rezulton të jenë bashkëpuntorë në këtë ngjarje, në rolin e ndihmësit para dhe pas ngjarjes, duke u gjetur shtëpi me qira në Vlorë grupit të qitësve, duke i furnizuar ata me ushqime, veshmbathje e armë. Konkretisht, Serxhio në datën 10 maj 2019, ka qenë gjithë ditën me Daut Elmazin dhe së bashku kanë shkuar dhe marë grupin prej tre persona që kryen atentatin.

Hyseni, Dautaj dhe Memaj, kishin mbetur pa transport pasi makinën “Land Rover” e kishin djegur. Ndërsa Albano Goxhaj, ka qënë në rolin e ndihmësit pasi ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë, duke shkuar në vendgjarje, ku u dogj automjeti dhe ka marrë së bashku me Serxhon e Elmazin autorët e sulmit.

Tre personat janë çuar në qytetin e Fierit, ku Serxhio Ademi, ka pohuar se i ka strehuar në banesën e tij në lagjen “1 Maji”. Të pandehur për këtë çështje janë marrë dhe Xheladin Merko, Ardian Ahmeti për akuzën e “Përkrahje të autorëve të krimit” e “Moskallëzim Krimi”, Dejvison Serjani dhe Nensi Shaqiri, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Të gjithë emrat e përmendur janë gjetur, janë vënë në pranga e janë pyetur. Serjani dhe Ahmeti janë lënë në masën ‘detyrim paraqitjeje’, ndërsa Dautaj dhe Memaj janë ekstraduar nga Italia. Kurse për ‘Doqjen’ Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën kunati i “Didit” të Vlorës, nuk ka ende asnjë gjurmë. Ai duhet të japë llogari edhe për një tjetër ngjarje, pasi është i dyshuari kryesor për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, vrasje e ndodhur më 28 gushtit 2019.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment