Diaspora

Mbylli takimet në Kosovë, Lajçak ‘zbarkon’ sot në Serbi: Kurti e di që dialogu është përparësia e tij. Vuçiç: jam i gatshëm të shkojë në Bruksel

Miroslav Lajçak, ditën e sotme do të vizitojë Serbinë. Ai do të qëndrojë dy ditë në Serbie dhe më pas do të vazhdojë vizitën në  Mal të Zi.
Featured image of article: Mbylli takimet në Kosovë, Lajçak ‘zbarkon’ sot në Serbi: Kurti e di që dialogu është përparësia e tij. Vuçiç: jam i gatshëm të shkojë në Bruksel Aleksander Vucic dhe Miroslav Lajcak

SERBI-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e sotme ka vizituar Serbinë. Në Serbi, Lajçak është pritur nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në pallatin presidencial, ku kanw zhvilluar njw bisedw.

Në deklaratën e përbashkët që Lajçak mbajti me Vuçiç-in, ai tha se këtë viztë e ka bërë posaçërisht për vazhdimësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij Lajçak ka thënë se dialogu është e vemtja mënyrë që Serbia të anëtarësohet ne Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu ka përmendur edhe deklaratat e Kurtit, i cili ka thënë se dialogu nuk është përparësia e qeverisë së tij, duke deklaruar se Kurti e di shumë mirë se dialogu me Serbinë është çështje e rëndësishme.

Ndërsa Vuçiç nga ana tjetër ka thënë se Serbia është e gatshme kurdohere për dialog dhe se ai vetë personalisht do të shkojë në Bruksel sa hërë që ta thërrasin. Në fjalën e tij Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk ka për ta njohur Kosovën, nëse i bëjnë presione nga jashtë, duke marrë shembullin e letrën se Biden, i cili i kërkoi që të njoh Kosovën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka bërë një viziët në Kosovë në 1 Mars ku ka qëndruar deri ditën e sotme. Tema kryeasore e vizitën së Lajçak në Kosovë ishte dialogu me Serbinë.

(I.A;k.a/dosja.al)

  • 22:16

    Lajçak nga Beogradi: Kurti e di që përparësia e tij është dialogu me Serbinë

    Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë deklaratës së përbashkët me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se BE-ja mezi po pret që dialogu të vijojë normalisht mes Prishtinës dhe Beogradit. Tanjug shkruan se Lajçak, deklaroi se donet të vinte më shpesh në Ballkan, por pandemia ja ka vështirësuar situatën. “Shtetet anëtare të BE-së presin që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës mbi normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha çështjet e hapura të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Do të doja të vija më shpesh, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të pandemisë. Unë fillova vizitën time në Prishtinë të hënën, doja të vija sa më shpejt që të ishte e mundur pas zgjedhjeve për të diskutuar dialogun dhe rëndësinë e vazhdimit të tij pas formimit të institucioneve. Dhe për të njohur bashkëbiseduesit me detajet e procesit dhe për t’i njohur ata me progresin që kemi bërë që kur dialogu vazhdoi në korrik të vitit të kaluar,” tha ai. Gjatë fjalës së tij Lajcak ka thënë se Serbia ka përparuar shumë në rrugën drejt integrimit evropian dhe se dialogu është çelësi për anëtarësimin e saj në BE. “Serbia tashmë ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit evropian dhe dialogu është çelësi për përparimin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE,” tha Lajcak. Lajçak gjithashtu tha se këtë vizitë do e bënte me Palmer, por për shkak të Covid, ky i fundit nuk mund të vinte. Ai u shpreh se pas vizitës në Prishtinë është i kënaqur për ekziston mirëkuptimi. “Ne e përgatitëm këtë vizitë së bashku dhe planifikuam një vizitë të përbashkët me Matthew Palmer, i cili nuk mund të vinte për shkak të Covid-it, dhe ne ndajmë të njëjtin qëllim për Ballkanin Perëndimor, që është anëtarësimi në BE. Pas vizitës në Prishtinë, unë jam i kënaqur që mund të ndaj se ekziston një mirëkuptim se dialogu është thelbësor dhe se ai duhet të vazhdojë pas themelimit të institucioneve,” u shpreh Lajçak. Në lidhje me deklaratat e Kurtit se dialogu nuk është përparësi e qeverisë së tij, ai tha se ai e kupton shumë mirë se vazhdimi i dialogut është përparësia e tij numër 1. “Ne jemi duke punuar në të. Përcaktimi i fazës përfundimtare varet nga dy palët. Ju keni ato që zgjidhni dhe ato që duhet të pranoni. Unë nuk shoh një konflikt përparësish të vendosur nga Kurti në fushatë, por ai e kupton që përparësia e tij e jashtme numër 1 është vazhdimi i dialogut,” përfundoi ai.

  • 21:39

    Vuçiç në deklaratë të përbashkët me Lajçak: Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas takimit me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbajtur një deklarëtë të përbashkët. Tanjug shkruan se Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm që të ulet për dialoog me Kosovën kurdo që të jetë e mundur, dhe  kurdoherë që të ftohet në Bruksel. Ai tha se nëse Prishtina mendon se Serbia do të njoh Kosovën duke bërë presione atëherë e kanë gabim. “Z. Lajçak më njoftoi me gjërat më të rëndësishme në Prishtinë. Serbia është e përkushtuar për dialog me Prishtinën dhe është e gatshme ta vazhdojë atë në çdo kohë kur të ftohet në Bruksel. Nën dy, Serbia mbështet aktivitetin dhe synimet e z. Lajçak për të arritur një zgjidhje përmes politikës së kompromisit që do të nënkuptonte pakënaqësi për të dy palët, por pa ultimatum dhe imponim për një zgjidhje. Në përputhje me këtë, një marrëveshje kompromisi do të thotë që asnjëra palë mos të marrë çdo gjë, dhe secila palë të marrë mjaftueshëm. Nëse mendon se dikush do të godasë Serbinë me çekiç në kokë dhe të thotë se duhet ta pranoni pavarësinë e Kosovës, atëherë kjo nuk do të ndodhë. Sa i përket fjalës dialog Kosovë – Serbi jam i sigurt se ishte aksidentale. Nëse ata mendojnë se dikush mund të krijojë një shtet dhe Serbia do ta pranojë atë, kam frikë se është një faturë pa një hanxhi”, tha ai. Vuçiç në fjalën e tij, gjithashtu kujtoi një episodë në të kaluarën, ku për pak nisi një incident me palët shqiptare në Bruksel. “Lajçaku është dëshmitar, që në një takim në Bruksel unë i ndërpreva dhjetë herë përfaqësuesit shqiptarë, gatisa nuk erdhi te një incident, për shkak se si papagaj e përsërisnin njohjen e ndërsjellë. Pastaj e kuptova në urimet e Bidenit. Pozicioni ynë është shumë i vështirë, do të përballemi me presion të madh. Do të shikojmë të arrijmë te një zgjidhje kompromisi. Por, kemi interesat tona shtetërore e kombëtare për t’i mbrojtur”, ka thënë Vuçiç. Më tej, ai tha se në muajin Priil apo maj mund ta vazhdojnë dialogun, në varësi të pranimit nga ana e Prishtinës. Vuçiç u shpreh se në dialog do të përfshihet gjithashtu edhe çështja e Asociacionit. “Ata janë njerëz që krijuan fëmijën e tyre, bënë një djep për fëmijën e tyre, e tundën atë. Një fëmijë është rritur është bërë adoleshent dhe ata e tundin atë. Situata është edhe më e vështirë për ne. Te ne mbetet të marrim sa më shumë për njerëzit tanë. Në prill apo maj, mund të vazhdojmë me dialogun, varësisht nga Prishtina. Përfundimi ynë është që Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të mërparshme. Kjo nënkupton edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe gjithçka që nuk është përmbushur”, ka deklaruar Vuçiç.

  • 19:25

    Përfundon vizitën në Kosovë, Lajçak niset drejt Serbisë, e pret Vuçiç në pallatin presidencial

    Aleksander Vucic dhe Miroslav Lajcak

    I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka nisur ditën e sotme vizitën në Serbi. Tajung shkruan se në orën 18:00 Lajçak është pritur nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në ndërtesën presidenciale. Tema kryesore e bisëdës mes të dyve do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që pas përfundimit të mbledhjes do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Shto Koment