Bota

Mbyllen dy faqet më të mëdha të ‘Harry Potter’, shkak bëhet komenti në lidhje me njerëzit transgjinorë

Të mërkurën, faqet ‘MuggleNet’ dhe ‘The Leaky Cauldron’ lëshuan një deklaratë të përbashkët duke hedhur poshtë bindjet e Rowling mbi të drejtat transgjinore dhe duke detajuar angazhimin e tyre për të siguruar një komunitet të sigurt, ku të gjithë ndjehen të mirëpritur.
Featured image of article: Mbyllen dy faqet më të mëdha të ‘Harry Potter’, shkak bëhet komenti në lidhje me njerëzit transgjinorë J.K. Rowling

SHBA- Dy nga faqet e internetit më të mëdha të ndjekësve të  “Harry Potter” kanë dënuar autoren J.K. Rowling pas botimit  të një statusi  në lidhje me njerëzit transgjinorë, e cila mori mjaft komente negative dhe pati polemika të shumta.

Të mërkurën, faqet  ‘MuggleNet’ dhe ‘The Leaky Cauldron’ lëshuan një deklaratë të përbashkët duke hedhur poshtë bindjet e Rowling mbi të drejtat transgjinore dhe duke detajuar angazhimin e tyre për të siguruar një komunitet të sigurt, ku të gjithë ndjehen të mirëpritur.

Deklarata vjen pasi Roëling pas publikimit të komentit. Ajo menjëherë u përball me kritika dhe dënime nga aktivistët LGBTQ +, të cilët e quanin atë “shkatërruese”.

Uebfaqet e tifozëve thanë që kanë zbatuar politika të reja për tu distancuar nga autori, duke deklaruar se nuk do të mbulojnë më përpjekjet e saj personale (duke përjashtuar bamirësinë e saj) dhe nuk do të paraqesin foto ose citime nga autori. Ata gjithashtu thanë se nuk do të postojnë lidhje të blerjes ose lidhje në faqen e internetit të autorit.

Në qershor, disa yje të filmit “Harry Potter” folën, me Emma Watson duke shkruar në Tëitter se: “Njerëzit trans janë ata që thonë se janë dhe meritojnë të jetojnë jetën e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në faqet e ndjekësve shkruhej se ishte “e vështirë” të flasësh kundër dikujt, punën e të cilit ata e kanë admiruar “kaq gjatë”, por ata thanë se do të ishte e gabuar të mos përdorin platformat e tyre për të luftuar dëmin që Roëling ka shkaktuar.

“Qëndrimi ynë është: Gratë transgjinore janë gra. Burra transgjinorë janë burra. Njerëzit jo binarë janë jo binarë. Njerëzit ndër-ekzistues ekzistojnë dhe nuk duhet të detyrohen të jetojnë,” thanë ata në deklaratën e tyre.

MuggleNet ka më shumë se 800,000 ndjekës në Facebook dhe The Leaky Cauldron ka mbi 230,000. Por megjithatë mediat e huaja kanë bërë me dije J.K. Rowling akoma nuk ka reaguar me këtë ccështje.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment