Politike

Rama mbyll fushatën në Vlorë, përshëndet Shqipërinë bashkë me familjen: Më 25 prill e çojmë Shqipërinë në majë! I them Metës që nuk ka parë gjë akoma, mos u ktheni në kohën e qepës

VIDEO
  • Durrësi përfshihet nga kaosi pak minuta para mbërritjes së Ramës
  • Nga stadiumi "Niko Dovana", Rama ka komentuar sërish deklaratën e kandidatit për deputet Xhella Mziu. Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të lërë rakinë se ndryshe do t’ja nxjerrin mezor. Kryeministri Edi Rama ka treguar se kudo që shkon ai, ‘hapet qielli’ dhe se moti është në krahun e numrit 12.Sipas Ramës, premtimet e Bashës do të vërtetohen pas pilafit. Në fund Rama u bëri thirrje qytetarëve që të votonin numrin 12 në mënyrë që 'derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë', siç i quan ai Opozitarë, të mos u dalin më përpara.
    Featured image of article: Rama mbyll fushatën në Vlorë, përshëndet Shqipërinë bashkë me familjen: Më 25 prill e çojmë Shqipërinë në majë! I them Metës që nuk ka parë gjë akoma, mos u ktheni në kohën e qepës Edi Rama
    Përditësuar:

    VLORË– Kryeministri Edi Rama e ka përmbyllur sot fushatën elektorale në krah të familjes në krah të familjes së tij. Sapo mbaroi fjalën nmbi podium, Rama ftoi të voglin Zaho, për të cilin tha se sa herë i këkonin të bënte detyra, si shpërblim donte të shkonte në Vlorë. Por, para se të shfaqje panorama e familjes, kryeministri Rama sot dha mesazhet e fundit edhe nga Durrësi.  

    Nga stadiumi “Niko Dovana”, Rama ka komentuar sërish deklaratën e kandidatit për deputet Xhella Mziu, i cili më pas kërkoi falje. I ndodhur në Durrës, Rama tha se Mziu kërkoi falje pasi e urdhëruarn që të bënte atë gjë, por jo se ishte penduar vërtet për thirrjet për dhunë. Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të lërë rakinë se ndryshe do t’ja nxjerrin mezor. Rama, referuar deklaratës së Metës se do t’ju presë duart atyre që vjedhin votat, tha se mirë do të ishte që t’ia priste atij të LSI-së që doli sot.

    Ai ngriti tonet në Durrës, teksa tha se komunisti i vërtetë ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Rama tha nga Durrësi dhe kryedemokrati Lulzim Basha i ka lëshuar pëllumbat dhe vjen vërdallë me flokët me xhel, duke premtuar ato që nuk kanë njerëzit. Sipas Ramës, premtimet e Bashës do të vërtetohen pas pilafit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më pas, u nis drejt Vlorës, ku mitingun elektoral e hapën dy vëllezërit Veshaj, moderatorët Donaldi dhe Romeo. Vetë Rama u bëri thirrje vlonjatëve që të mos kthehen më në kohën e qepës, siç e konsideron ai kohën e drejtimit nga Partia Demokratike.  Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Bujar Leskajn, kandidatin e Partisë Demokratike në Vlorë. Teksa mbylli fushatën elektorale, Rama tha se Leskua, siç e thërret ai, është pijanec dhe e vetmja gjë që mund tu mësojë njerëzve, sipas tij, është bixhozi, rakia, pabesia dhe bongo. Për Metën, Rama tha se ai nuk ka parë gjë akoma. 

    (a.b;f.m/Dosja.al)

    • 20:38

      MOMENTI-EMOCIONUES! Familja e kryeministrit Rama ngjitet në podium, Zaho: Mirmbrëma, e dua Vlorën

      Familja e Kryeministrit Edi Rama është ngjitur sot në podiumin ku kreu i Qeverisë mbylli sot fushatën elektorale. Vetë Rama ftoi Zahon e vogël, bashkë me pjesën tjetër të familjes që të ngjiteshin në podium bashkë me të.


      Pjesë nga biseda:

      Edi Rama: Zaho eja, merre motrën, mamin e vëllain dhe hajde. Ju prezantoj me dikë që sa herë që i thua ore bëj mësimet, thotë po i bëra, a do më çosh në vlorë. Ore shko bëj not, po vajta të bëj not, a do më ccosh në Vlorë. Ja ku je në Vlorë.

      Zaho: Mirmbrëma, unë e dua Vlorën

      Edi Rama: Zaho e do Vlorën, Vlorën e do e gjithë Shqipëria, Vlora më 25 prill, do të ngjisë Shqipërinë në majën tjetër. Rrofshi, Rrofshi, Rrofshi.

    • 20:32

      Rama sulmon Bujar Leskajn: Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin, o të marrë? Ç’do ju mësojë Lesko, bixhozin, rakinë, pabesinë e bingon (Mesazhi për Metën)

      Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Bujar Leskajn, kandidatin e Partisë Demokratike në Vlorë. Teksa mbylli fushatën elektorale, Rama tha se Leskua, sicc e thërret ai, është pijanec dhe e vetmja gjë që mund tu mësojë njerëzve, sipas tij, është bixhozi, rakia, pabesia dhe bongo. Për Metën, Rama tha se ai nuk ka parë gjë akoma. 

      Unë sot e kuptova që nga Vlora nuk kam parë gjë akoma. Unë sot ju kërkoj ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që para se të jenë socialistë, demokratë, të majtë, të djathtë, të kënaqur, të pakënaqur, janë vlonjatë, që të dielën t’i tregojnë tërë Shqipërisë dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet President, që nuk ka parë gjë akoma. Më pyeti një ditë Damiani, më tha ore na mbeti Likja në Vlorë, i thash është ajo puna e derës së xhamisë, ka shkuar te dera e xhamisë dhe në 25 prill Vlora do ja lërë përgjithmonë historisë, atë, Saliun, Lulin, Monikën dhe tërë paçavuret që na janë qepur mbrapa 30 vite. Nëse na jepni 9 mandate do të bëjmë 12 herë më shumë për Vlorën. Në Vlorë mund të ketë të djathtë dhe pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin, o të marrë. Çdo ju mësojë Lesko, bixhozin, rakinë, pabesinë, bingon. Të jesh pasardhës i Ballit ok dakord po ta pranojmë po të më thuash do shkojmë me Leskon për ça do vesh për raki apo për ulli. Doni që Vlora e cila po bëhet gati të ngjitet më lart e po hap një portë nga qielli dhe nga deti, të kthehet prapë te rëra e qofteve, te qepa. Këtë e kam me të djathtën e Vlorës, të pakënaqur, ejani me mua se unë jam më i pakënaquri,”- tha Rama. 

    • 20:31

      Rama para vlonjatëve: Ore jeni në terezi apo jo, doni të ktheheni në kohën e qepës?

      Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje vlonjatëve që të mos kthehen më në kohën e qepës. I pranishëm në Vlorë, nga ku mbajti mitingun e fundit përmbyllës të kësaj fushate elektorale, Rama u tha vlonjatëve: ore jeni në vete apo jo, do ktheheni në kohën e qepës?

      “Doni të ktheheni në kohën e qepës? Ore a jeni në vete apo jo? Do i lëmë Shqipërinë Monikës, Saliut? T’i japim fund me Saliun, Lulin, Monikën, e çdo paçavure që 30 vite na janë qepur mbrapa si fantazma të së shkuarës. A ju kujtohet si e lanë Vlorën edhe të majtët, edhe të djathtët. Të majtët thonin ‘ata i kemi në xhep’, të djathtët thonin ‘ata me ne nuk bëhen kurrë’ dhe të dyja palët ja kishin kthyer kurrizin këtij vendi, që i jep kuptim shqiptarisë. Nëse më 25 prill, më jepni mua dhe Partisë Socialiste 9 mandate, ju them se në katër vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën, se ç’kemi bërë në këto dy mandate,”- tha Rama. 

    • 20:00

      Rama s’i ndal komplimentet për Kiarën në Vlorë: Mu duke si nga Hollywood-i, na dole nga Kuçi


      Kryeministri Edi Rama ka komplimentuar një vajzë me emrin Kiara në Vlorë. Teksa ndodhej në podium dhe po fliste bashkë me të renë në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste Rama tha se me Kiarën ishte takuar shumë vite më parë. Në projektor u shfaq një foto ku shihej Kiara e para disa viteve, e cila pozonte krah Ramës. Pas fjalës së Kiarës, Rama nuk i ndali komplimentet dhe tha se ajo dukej sikur kishte ardhur nga Hollywood, por në fakt ishte nga Kuçi. “Unë kur e pashë mendova kjo është nga Hollywood-i por në fakt më dol inga Kuçi. Thashë nuk na u nda Kuçi. Shko vajzë, shko se të gjithë me Kuçin jemi,”- tha Rama.

    • 19:43

      Me flamurin kuqezi në Vlorë, Rama bind Lindën, merr Zahon në mitingun përmbyllës në Vlorë, e mban në prehër

      Kryeministri Edi Rama siç duket e ka bindur bashkëshorten e tij Linda Ramën që të marrë me vete në miting, djalin e tij të vogël, Zaho. Në fotot e mëposhtme shihet se Rama e mban në prehër Zahon, i cili ka një flamur kuqezi në duar. Një ditë më parë, Rama tha se Zaho do të donte të kishte shkuar edhe në miingun për mbyllës në Tiranë, por që e ëma, Linda, nuk e kishte lënë. Siç duket sot, e ka lejuar pasi edhe vetë ndodhet aty.

    • 19:36

      “S’do marrim lekë ne këtu”, binjakët Veshaj hapin mitingun e fundit të Ramës: Ore Meta ç’e ka kapur me Vlorën


      Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj kanë hapur sot takimin e fundit elektoral të organizuar nga Partia Socialiste në Vlorë. Të dy folën me njëri-tjetrin në podium, duke pyetur nëse do të marrin para për fushatën, siç, sipas tyre, kanë marrë të famshmit e tjerë që janë bashkuar me PD-në dhe LSI-në. Ata pyesin edhe Presidentin Ilir meta se përse e ‘ka kapur’ me Vlorën.

      Pjesë nga biseda:

      Donald Veshaj: Romeo ti nuk je nga ata që shkon prezanton në fushata e

      Romeo Veshaj: Jo

      Donald Veshaj: Nuk je nga këta që shkon tek fushatat e LSI-së dhe PD-së që marrin nga këta të famshmit në thonjëza dhe u japin lekë?

      Romeo Veshaj: Jo, pra…domethënë t’i biem shkurt, s’do marrim lekë ne këtu?

      Donald Veshaj: Jo, sepse ne këtu jemi për Vlorën, për ndryshimin e saj. Po Presidenti s’e kuptoj ku e ka hallin.

      Romeo Veshaj: Nuk e di çfarë ka me Vlorën, ndoshta kryeministri e ka bërë kaq të bukur saqë ai nuk i reziston dot.

    • 18:49

      Rama poston foton nga Vlora, karriget e bëra gati: Finalja e Finaleve, erdha

      Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të përgaitjeve në shehsin e Vlorës, ku do të bëjë mbylljen finale të fushatës elektorale. Në një postim në Facebook, Rama u kërkon të gjithë vlonjatëve që ta mbështesin online dhe jo vetëm. “Dhe tani, Finalja e Finaleve. Vlooooooooraaaaaa eeeerdhaaaa. Të gjiiiithë oooonline,”- shkruan Rama.

       

    • 18:12

      Rama ngre tonet në Durrës: Komunistin e keni në Gjirin e Lalëzit o të djathtë, i vjen era pusetë, Basha ka lëshuar pëllumbat


      Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet në Durrës, tkesa ka thënë se komunisti i vërtetë ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Në dutën e fundit të fushatës elektorale, Rama tha nga Durrësi dhe kryedemokrati Lulzim Basha i ka lëshuar pëllumbat dhe vjen vërdallë me flokët me xhel, duke premtuar ato që nuk kanë njerëzit. Sipas Ramës, premtimet e Bashës do të vërtetohen pas pilafit.

      “Votoni 12 që derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë mos ju dalin më përpara dhe mos ju rrejë mendja se kur flasim për shkuarjen mbrapa bëjmë retorikë, i patë, ka Zot që i nxori lakuriq, jo si puna ime paqësor, i nxori lakuriq për t’i kujtuar shqiptarëve se ky është momenti për ta ndarë historinë më dysh për familjen tuaj. A je në vete? A je në vete more? Ku je i djathtë ti? Ti i ke lëshuar pllumbat se thonë që jemi të djathtë, jemi anti-komunistë. Kush është komunist këtu, Milva, Çela, kush është? Komunistin e keni në Gjirin e Lalëzit o të djathtë, i vjen era pusetë. Ai flokët xhel dynjoja dhe ty thotë njerëzve fjalët gjithë sheqer dhe rrugën madje ja shtruan me sheqer. Luli u jep të gjithëve atë që se ka. U jep të gjithëve atë që nuk ka sesi ta ketë por ai di një gjë, që në historinë tonë ka pasur njerëz që janë bërë shumë e më shumë për ti rënë shkurt. Të gjitha ato që thotë Luli do të vërtetohet mas pilafit ta marr një herë votën e këtyre dhe i çoj te tramvaji i Tironës. Me 25 prill nuk ka më shans që ky popull të hajë sapunin për djathë,”- tha Rama.

    • 18:09

      Rama: Më thanë mos shko në Kukës, s’do ulet avioni, anuloje Durrësin…ku është shiu?


      Kryeministri Edi Rama ka treguar se kudo që shkon ai, ‘hapet qeielli’ dhe se moti është në krahun e numrit 12. I ndodhur në Durrës, teksa mbajti fjalën e fundit për mbylljen e fushatës elektroale, Rama tha se edhe në momentin që hapi aeroportin e Kukësit, i kishin sugjeruar që të mos shkonte pasi nuk do të ishin kushte të favorshme meteorologjike, por nuk ndodhi ashtu.

      “Më thanë mos shko sot në Durrës së ka si. Ku ka shi? Ku është shiu? Më thoshin që mos shko në Kukës së nuk zbret avioni, ka shi, ku ra shiu? I vetmi vend ku u hap për tu ulur avionic ishte Kukësi. Kështu që nuk është rastësi që ne jemi numri 12 dhe ata janë 6 me 9. Nuk është rastësi,”- tha Rama.

    • 17:50

      “Do t’ju pres duart” Rama pas deklaratës së Metës: Merr sopatën për atë të LSI-së që blinte vota, lëre rakinë se do ta nxjerrin me zor dhe është më keq ashtu

      Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të lërë rakinë se ndryshe do t’ja nxjerrin mezor. Nga Durrësi, ku mbajti fjalën në ditën e fundit të fushatës elektorale, Rama, referuar deklaratës së Metës se do t’ju presë duart atyre që vjedhin votat, tha se mirë do të ishte që t’ia priste atij të LSI-së që doli sot.

      “Sot njëri nga ata të LSI-së, i Monikës dhe i Likes doli duke blerë vota dhe unë i thashë Likes; Dil o Like merr sopatën dhe priti duart. Jo vetëm nuk doli, por bënte postime dilni votoni mos kini merak për demokraci për vllazni, o Like o Like. O Like ta kisha thënë, lëre rakinë se do ta nxjerrin me zor. Është më keq kur ta nxjerrin me zor se kur e lë vetë. Se kur e lë vetë e lë pak nga pak kurse me zor, e merr sfurkun dhe sopatën dhe s’di ku tja gjesh vendin. Të dielën do jetë festë do jetë, të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do ktehen në lepuj. Dhe rri mos dil më aty,”- tha Rama.

    • 17:37

      Video-mesazhi i Mziut, Rama nxjerr me foto kandidatin demokrat: Ja ku e keni fytyrën e tij, kërkoi falje nga frika, e nxorrën ata që i mbushën ato që s’thuhet


      Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish deklaratën e kandidatit për deputet Xhella Mziu, i cili më pas kërkoi falje. I ndodhur në Durrës, Rama tha se Mziu kërkoi falje pasi e urdhëruarn që të bënte atë gjë, por jo se ishte penduar vërtet për thirrjet për dhunë.

      “Sot patë një fytyrë të errët të dalë nga zhgafallat e ferrës, një fytyrë që duket sikur prej shekujsh e kanë harruar mes nesh. Ky u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj kërkoi falje, falja e tij nuk i duhet dreqit jo shqiptarëve. Falja e tij ka një problem shumë të madh sepse ndërkohë që kërkon falje nga frika sepse ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje, i kanë mbushur ato që s’thuhet. Nuk kërkoi falje për atë që ndodhi në Elbasan,”- tha Rama.

    Shto Koment