Aktualitet

Mbushën makinën me kanabis në Stëblevë të Librazhdit, policia arreston 3 të rinjtë nga Durrësi

Mësihet se janë arrestuar A.B, 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, të cilët akuzohen për trafik droge.
Featured image of article: Mbushën makinën me kanabis në Stëblevë të Librazhdit, policia arreston 3 të rinjtë nga Durrësi Foto Ilustruese

ELBASAN-  Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona, A.B, 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç. Sipas Policisë tre të rinjtë janë kapur me 6 kilogramë drogë të llojit kanabis, teksa udhëtonin me një mjet “Nisan”. Të rinjtë janë arrestuar në Stëblevë të Librazhdit. Policia po ashtu ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin dhe dy aparate celular.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stëbleva”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A.B., 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, të tre banues në Durrës.

Në fshatin Stëblevë,Librazhd, gjatë kontrollit të mjetit tip “Nisan ”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment