Bota

Mbushen edhe spitalet e Parisit me pacientët e infektuar, 1696 viktima dhe mbi 29 mijë të sëmurë në Francë nga Covid-19

Në Francë prej mbrëmjes së djeshme ka nisur të rëndohet situata nga  koronavirusi, pasi sipas mediave të huaja edhe atje janë mbingarkuar spitalet brenda 48 orëve duke mos pasur më hapësirë për pacientë të tjerë.
Featured image of article: Mbushen edhe spitalet e Parisit me pacientët e infektuar, 1696 viktima dhe mbi 29 mijë të sëmurë në Francë nga Covid-19 Foto ilustruese

PARIS– Lajmi është bërë me dije nga kreu i Federatës së Spitalit Francez ditën e sotme, ku ndër të tjera ai shtoi se me kulmin që nuk pritet deri në prill, situata mund  të rëndohet ndjeshëm.

Parisi dhe rrethinat e tij tani përbëjnë një totol prej 29,000 personash të infektuar  që janë konfirmuar  me koronavirus në spitalet franceze, ku gati 1.300 prej tyre janë nën kujdesin intensiv. Numri i të vdekurve në mbarë vendin që nga mbrëmja e së enjtes ishte 1,696.

“Do të kemi nevojë për ndihmë në Paris sepse ajo që ndodhi në lindje po vjen edhe këtu.”-  tha Frederic Valletoux, presidenti i federatës për BFM TV.

Ai ishte duke iu referuar rajonit Grand Est, ku grupi i parë i madh me të infektuar u shënua atje, ndërsa tashmë në Francë spitalet tashmë janë tejmbushur, e nga ana tjetër ushtria ndihmon për të transferuar disa pacientë në gjendje kritikë nëpër qytete të tjera.

“Ne do të jemi në kufirin e kapaciteteve tona në 24 ose 48 orë. Ne do të duhet të tregojmë solidaritet të vërtetë midis rajoneve, spitaleve dhe të rrisim numrin e transferimeve të pacientëve.”- shtoi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zyrtarët në Paris janë përpjekur të gjejnë shtretër të kujdesit intensiv, ventilatorë dhe staf mjekësor si dhe  të përhapin ngarkesën e pacientëve në të gjithë kryeqytetin dhe periferitë e tij.

Presidenti Emmanuel Macron vendosi në 17 mars një bllokim total për të ngadalësuar përhapjen e virusit, por mjekët thonë se ata presin një valë rastesh javën tjetër, pasi qeveria vazhdoi zgjedhjet lokale dhe mijëra njerëz dolën në parqe dhe rrugë para se të izoloheshin në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë.  Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4300 viktima dhe 57,786 të infektuar.

Burimi: Theguardian  

A.C/Dosja.al

Shto Koment