Bota

Mbrojtja nga Covid-19/ Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Lajmin e ka bërë të ditur vet Macron në një intervistë televizive i cili tha se duhet të parandalojmë përhapjen e Covid-19 duke qenë se së funndmi Franca ka shënuar një rritje të lehtë dhe se edhe autoritetet shëndetësore në vend janë shprehur pro vendosjes së detyrimit për të mbajtur maskë.
Featured image of article: Mbrojtja nga Covid-19/ Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës Emmanuel Macron

FRANCË- Franca  bën të detyrueshme vendosjen e maskës parandaluese për Covid-19 në vendet e mbyllura publike.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Macron në një intervistë televizive i cili tha se duhet të parandalojmë përhapjen e Covid-19 duke qenë se së funndmi Franca ka shënuar një rritje të lehtë dhe se edhe autoritetet shëndetësore në vend janë shprehur pro vendosjes së detyrimit për të mbajtur maskë.

“Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rishfaqje të epidemisë gjatë vjeshtës dhe dimrit”- ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai ka thënë se ky ligj do të hyjë në fuqi më 1 gusht. I pyetur nëse Franca do të merrte një vaksinë të mundshme si përparësi nëse do të zbulohej nga grupi farmaceutik francez Sanofi, ai siguroi që vendi do të kishte akses ndër të parët, por nuk pranoi të kërkojë përparësi absolute, duke e gjykuar absurd një “nacionalizëm shëndetësor” të mundshëm.

Burimi: .telegraph

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment