KRYESORET
Bota

Mbrojtja e Thaçit përplaset me Prokurorinë në Hagë: Po frymëzoheni nga rusët

9 Dhjetor 2021, 18:02 Nga DOSJA
Mbrojtja e Thaçit përplaset me Prokurorinë në Hagë:

HAGË- Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka deklaruar se Prokuroria Speciale e Hagës po argumenton me stereotipe antishqiptare dhe të motivuara politikisht për mbajtjen e tij në paraburgim. Gazeta Ekspress shkruan se sipas avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe, ZPS-ja po tenton ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar dhe Policinë e saj si organizatë kriminale. Në përgjigjen e dytë që avokati i ish-presidentit Thaçi ia ka dorëzuar Gjykatës, si përgjigje ndaj prokurorisë, ka kërkuar të thirret seancë ku do të adresohen pikëpamjet e policisë së Kosovës “mbi realizueshmërinë e lirimit të Thaçit në arrest shtëpiak, dhe pikëpamjet e qeverive të shteteve që ofruan garanci për lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse”.

Avokat i ish-presidentit Thaçi ka parashtruar në Gjykatën Speciale përgjigjen e tij ndaj Prokurorisë së Specializuar, e cila konsideroi se Policia e Kosovës s’do të mund të garantonte sigurinë e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi.

Avokati shkruan se rreziqet që i ka përmendur Prokuroria ekzistonin edhe për të akuzuarit që gjykoheshin në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, të themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Ai thotë se Zyra e Prokurorit të Specializuar gjithmonë ka çfarë të thotë për ta arsyetuar politikën e Gjykatës Speciale për moslirimin e Thaçit.

“Në rastin e z. Thaçi, këto arsyetime përfshijnë “rrezikun” që ai “mund” të arratisej, edhe pse u dorëzua vullnetarisht dhe nuk ka shfaqur kurrë ndonjë synim për arratisje; “rrezikun” që ai “mund” t’i pengojë procedurat dhe të ndërhyjë në dëshmitarët dhe “rrezikun” që ai do të kryejë krime të ngjashme… Këto “rreziqe” teorike ekzistonin për çdo të akuzuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por megjithatë u dha lirimi i përkohshëm. Kështu nuk ndodh në Dhomat e Specializuara”, thuhet në parashtresën e avokatit.

Kehoe shkruan se Thaçi nuk ka treguar se paraqet ndonjë rrezik më të madh në rast të lirimit të përkohshëm sesa të burgosurit e shumtë që gjykoheshin nga Tribunali i Hagës.

“Kur zoti Thaçi ofron garanci nga shtetet e treta, ofrohen më shumë justifikime dhe ato garanci janë shpërfillen”, shkruan avokati.

Sipas tij, Gjykata Speciale, për dallim nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, ka standarde dhe kritere më të ashpra ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Dallimi i vetëm midis të burgosurve të liruar përkohësisht nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës (përfshirë të paraburgosurit shqiptarë) dhe z. Thaçi është kërkesa e Dhomave të Specializuara me standarde dhe kritere më të ashpra ndaj të akuzuarve shqiptarë të Kosovës”, thuhet në parashtresën e Gregory Kehoe.

Ai përmend disa raste kur Tribunali i atëhershëm i Hagës i kishte liruar përkohësisht edhe shumë serbë në Serbi, me gjithë shkeljet masive të të drejtave të njeriut që kishin bërë ata.

“Tribunali i Hagës gjithashtu u dha lirim të përkohshëm shumë serbëve në Serbi, edhe pse shkeljet masive të të drejtave të njeriut të kryera nga forcat e sigurisë së këtij shteti – shkelje të shkallës shumë më të madhe se ato që i ngarkohen UÇK-së apo të akuzuarve në rastin aktual. Në ato raste, Tribunali i Hagës respektoi garancitë e dhëna nga Serbia megjithë mizoritë e kryera nga qeveria e saj ndaj shqiptarëve. Sigurisht, këto garanci shtetërore dhe kushtet e lirimit dhe kthimit ishin respektuar në mënyrë rutinore”, thuhet në këtë dokument.

Ai thekson se Zyra e Prokurorit të Specializuar po argumenton me stereotipe antishqiptare, duke sulmuar besueshmërinë në Policinë e Kosovës, pa prova. Sipas Kehoe, ZPS-ja, kësisoj tenton ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar.

“ZPS tani sulmon besueshmërinë e vetë Policisë së Kosovës (“PK”), jo me prova por me nënkuptime. Këto sulme ndaj besueshmërisë së PK-së luajnë me stereotipet se Kosova është e shtet i dështuar dhe njerëzit e saj si të prirur ndaj korrupsionit”, shkruan avokati.

Arsyetimet se pse sipas ZPS-së Thaçi dhe të tjerët duhet të mbahen në paraburgim, sipas Mbrojtjes së ish-presidentit bazohen në deformime dhe gjysmë të vërteta. Sipas tij, për këtë ZPS-ja frymësohet nga propaganda ruse dhe kundërshtarët politikë të Thaçit.

“Arsyetimet e ZPS-së për ndalimin e vazhdueshëm të z. Thaçi bazohen në deformime dhe gjysmë të vërteta të frymëzuara nga propaganda ruse, kundërshtarët politikë të z. Thaçi dhe artikuj mediatik jo të besueshëm”, thuhet në dokument, ku shtohet se “ZPS në mënyrë efektive nënkupton që z. Thaçi, në cilësinë e tij si kryeministër dhe president, e udhëhoqi Kosovën si shtet kriminal”.

Sipas avokatit Kehoe, ZPS-ja kërkon ta paraqesë Policinë e Kosovës si organizatë kriminale. Ai përmend edhe fotografinë e ish-presidentit Thaçi me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si arsyetim që ZPS-ja e ka përdorur për të kërkuar mbajtjen e tij në paraburgim.

“ZPS nuk ofron asnjë provë për asnjë sjellje e papërshtatshme [REDAKTUAR]. Ajo mbështetet në një fotografi të z. Thaçi [RIDAKTUAR] [RIDAKTUAR]. Realisht kjo foto vjen nga profili zyrtar në Facebook i Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, më datë 29 shtator 2018. Në të është paraqitur z. Thaçi duke zhvilluar një takim në terren me shefin e atëhershëm të PK-së, Rashit Qalaj, pastaj drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni, e më pas me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, pas vizitës zyrtare në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak dhe liqenin e Ujmanit. ZPS fsheh tekst nga postimi i z. Tahiri”, thuhet në përgjigjen e avokatit të Thaçit.

Arsyetimet e Prokurorisë, për avokatin e Thaçit janë të motivuara politikisht nga Rusia që e portretizon Kosovën dhe policinë e saj si kriminale.

“Sulmi i saj (ZPS-së) ndaj profesionalizmit dhe integritetit të PK-së është i pakuptueshëm, veçanërisht në dritën e bashkëpunimit të saj të rregullt me PK-në, si p.sh. për arrestimin e z. Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë. Në të vërtetë, të dhënat tregojnë se deri më sot, bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara PK-ja ka qenë shembullor”, thuhet në dokument.

Parashtresat e ZPS-së që argumentojnë kundër aftësisë së Policisë së Kosovës për të siguruar lirimin me kusht të Thaçit, sipas avokatit të ish-presidentit minohen nga lavdërimet që PK-ja tha se i ka marrë nga Qeveria e SHBA-së, konkretisht ambasadori Philip Kosnett, OSBE-ja e Bashkimi Evropian.

Si përfundim, Mbrojtja e Thaçit kërkon që të thirret një seancë dëgjimore për t’i adresuar pikëpamjet e Policisë mbi realizueshmërinë e lirimit të Thaçit në arrest shtëpiak, pikëpamjet e qeverive të shteteve që ofruan garanci për lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse. Krejt në fund, kërkohet që Gjykata “të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi në kushtet e tilla të konsideruara të përshtatshme.”

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, u arrestuan dhe u dërguan në paraburgimin e Gjykatës Speciale më 4 dhe 5 nëntor të vitit të kaluar.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale konfirmoi aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë