Bota

Populli vuan për “bukën e gojës”, mbreti shpenzon 17 milionë dollarë për makina luksoze, “bekon” 14 gratë e tij me dhurata të shtrenjta

Ndërsa, paga mesatare në Swaziland vlerësohet të jetë rreth 12 mijë dollarë në vit, që do të thotë se një punëtor tipik do të duhej të punojë për 70 vjet për të përballuar një Rolls-Royce dhe shpenzimet e tilla kanë ngjallur zemërim në vend.
Featured image of article: Populli vuan për “bukën e gojës”, mbreti shpenzon 17 milionë dollarë për makina luksoze, “bekon” 14 gratë e tij me dhurata të shtrenjta Mbreti Mswati III dhe njëra nga gratë e tij

AFRIKË– Mbreti i Swaziland, një vend i varfër në Afrikë, është akuzuar se ‘ka injoruar’ popullin e varfër të vendit të tij, pasi dyshohet se ka shpenzuar rreth 17 milionë dollarë për një flotë makinash luksoze për 14 gratë e tij.

Sipas “The Times”, mbreti Mswati III ka importuar 19 Rolls-Royce dhe rreth 120 BMW, disa prej të cilave janë parë duke u dorëzuar në fillim të këtij muaji.

Mës tej thuhet se dëshmitarët kanë vënë re modele “BMW X3” dhe 5-Serie, të cilat mund të kushtojnë më shumë se 35,000 dollarë secila, në pjesën e pasme të një kamioni, ndërsa transportoheshin nga Afrika e Jugut.

Ndërsa, paga mesatare në Swaziland vlerësohet të jetë rreth 12 mijë dollarë në vit, që do të thotë se një punëtor tipik do të duhej të punojë për 70 vjet për të përballuar një Rolls-Royce dhe shpenzimet e tilla kanë ngjallur zemërim në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë gazetari investigativ Mzilikazi nga Afrika e quajti atë një lajm zemërthyes, ndërsa ndau njërën nga fotografitë.

“Në mes të gjitha sfidave ekonomike, Mbreti Mswati III dje vendosi të bekojë gratë e tij me vetura shumë të shtrenjta”, u shpreh ai.

(a.m/dosja.al)

2 Komente në “Populli vuan për “bukën e gojës”, mbreti shpenzon 17 milionë dollarë për makina luksoze, “bekon” 14 gratë e tij me dhurata të shtrenjta

  1. Populli i varfer?Paga mesatare 12.000 dollare,pra 1000 dollare ne muaj?Sa paga e ulet ne Itali ose nje page mesatare ne Greqi?Sa tre fishi inje page mesatare ne Shqiperi?
    Si ta kuptoj?Kohe e veshtire,e trubullt?Ndihme??

  2. Ne krahasim me pagat e shqiptareve jane 3-4 here me shume aty pooo sa varfefi ke ne

Shto Koment