BotaDiasporaRajoni

Mbreti i Arabisë Saudite uron Vjosa Osmanin për Pavarësinë e Kosovës

Saudigazette shkruan se mbreti Selman së bashku me princin Muhammad Bin Salman i dërguan një letër Presidentes për përvjetorin e Kosovës.
Featured image of article: Mbreti i Arabisë Saudite uron Vjosa Osmanin për Pavarësinë e Kosovës Princi dhe mbreti i Arabise Saudite

KOSOVË- Mbreti i Arabisë Saudite, Selman ka uruar ditën e sotme Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin për pavarësinë e vendit. Saudigazette shkruan se mbreti Selman së bashku me princin Muhammad Bin Salman i dërguan një letër Presidentes për përvjetorin e Kosovës.

Në letrën e tyre ata e uruan Presidentes për 13-vjetorin e Pavarësisë së vendit si edhe uruan popullin e Kosovës për mirëqënie si dhe stabilitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte ishin dhe mediat më të njohura botërore si: CNN apo BBC.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment