Bota

Probleme me evazionin fiskal/ Mbreti Felipe VI i Spanjës heq dorë nga trashëgimia që mund të merrte nga i ati

Mbreti Felipe ka mohuar se është përfitues financiar i një fondacioni të quajtur “Zagatka” ose se ka pasur ndonjë lidhje me një fondacion tjetër, të quajtur “Lucum”.
Featured image of article: Probleme me evazionin fiskal/ Mbreti Felipe VI i Spanjës heq dorë nga trashëgimia që mund të merrte nga i ati Filipe VI

MADRID- Mbreti Felipe VI i Spanjës ka hequr dorë nga trashëgimia e ardhshme që mund të merrte nga babai i tij. Po ashtu ai i ka hequr edhe shtesën e pensionit pasi dyshonte se ish-monarku ka fshehur miliona euro në parajsa fiskale.

Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë e publikuar online nga pallati mbretëror.

“Mbreti Felipe vendosi të heqë dorë nga çdo trashëgimi që i takon nga Juan Carlos, si dhe çdo aksion, investim ose strukturë financiare, origjina, karakteristikat ose qëllimi i të cilit mund të mos jenë në përputhje me ligjin“, -thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Mbreti Felipe ka mohuar se është përfitues financiar i një fondacioni të quajtur “Zagatka” ose se ka pasur ndonjë lidhje me një fondacion tjetër, të quajtur “Lucum”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë më 14 mars ka raportua se Felipe ishte përfitues i një fondi të regjistruar prej 65 milionë eurosh, që Arabia Saudite i dha Juan Carlos kur ishte në fron.

Vendimi i Felipe është një tjetër goditje për reputacionin e dëmtuar tashmë të babait të tij dhe sinjalizon shqetësimet se biznesi i Juan Carlos mund të dëmtojë monarkinë.

Burimi: ChicagoTribune

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment