Bota

Mbreti dhe Mbretëresha e Malajzisë futen në karantinë, 7 anëtarët e stafit të pallatit rezultuan pozitiv me COVID-19

Mbreti Sulltan Abdullah Sulltan Ahmed Shah dhe gruaja e tij Tunku Azizah Aminah Maimunah Iskandariah të dy pas nënshtrimit të testit të parë rezultuan  negativ për infeksionin e COVID-19, por do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë për më shumë kujdes.
Featured image of article: Mbreti dhe Mbretëresha e Malajzisë futen në karantinë, 7 anëtarët e stafit të pallatit rezultuan pozitiv me COVID-19 Mbreti Abdullah Sultan Ahmad Shah dhe gruaja e tij Tunku Azizah Aminah Maimunah Iskandariah

MALAJZI– Mbreti dhe mbretëresha e Malajzisë janë futur në karantinë pasi shtatë anëtarët e stafit të pallatit mbretëror rezultuan me test pozitiv për koronavirusin.

Mbreti Abdullah Sultan Ahmad Shah dhe gruaja e tij Tunku Azizah Aminah Maimunah Iskandariah të dy pas nënshtrimit të testit të parë rezultuan  negativ për infeksionin e COVID-19, por do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë për më shumë kujdes.

Ndërkohë stafi i infektuar është dërguar në spital pasi zyrtarët përpiqen të zbulojnë burimin e infeksionit. Mësohet që edhe të  gjithë ambientet e Pallatit Mbretëror po dezinfektohen gjithashtu.

Malajzia ka më shumë se 2,000 raste të konfirmuara të koronavirusit me 235 të raportuara vetëm ditën e sotme, duke e bërë atë vendin më të goditur në Azinë Juglindore

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth 21 persona kanë vdekur nga COVID-19. Shumica e infeksioneve të vendit janë lidhur përsëri me një konferencë islamike që u mbajt në xhaminë Sri Petaling në shkurt.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 3600 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment