Bota

Mbretëria e Bashkuar nxjerr ligjin e ri, qytetarëve të Hong Kong-ut u jepet mundësia e ‘artë’, tashmë mund të aplikojnë për nënshtetësi

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, i cili pretendon se liritë dhe të drejtat e njeriut po shkeleshin dhe se të gjithë të prekurit nga ligji do të gjenin "strehë" në Mbretërinë e Bashkuar.
Featured image of article: Mbretëria e Bashkuar nxjerr ligjin e ri, qytetarëve të Hong Kong-ut u jepet mundësia e ‘artë’, tashmë mund të aplikojnë për nënshtetësi Boris Johnson

BRITANI– Thuajse tre milion banorëve të Hong Kongut do t’u ofrohet mundësia që të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar dhe të aplikojnë për nënshtetësi.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, i cili pretendon se liritë dhe të drejtat e njeriut po shkeleshin dhe se të gjithë të prekurit nga ligji do të gjenin “strehë” në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas planeve të qeverisë, të gjithë shtetasve do t’u jepet e drejta për të punuar dhe studiuar, për pesë vjet. Deri në atë kohë, ata do të kenë të drejtë që të aplikojnë edhe për nënshtetësi.

Kujtojmë se në Hong Kong aktualisht po zhvillohen protesta kundër ligjit mbi sigurinë të paraqitur nga Kina që kritikët thonë se ka për qëllim zhdukjen e disidentëve. Protestues u mblodhën në qendër të qytetit për një tubim vjetor që shënon përvjetorin e dorëzimit tek Kina të ish-kolonisë britanike në 1997.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ligji ndëshkon krimet e kryera nga ata që nxisin shkëputjen, përpjekjet për përmbysje të rendit, terrorizëm dhe komplot me forca të huaja deri në burgim të përjetshëm. Bazuar tek ai krijohen për herë të parë agjencitë e sigurisë kombëtare dhe lejohen ekstradimet në Kinë.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment