LIVE UPDATES
Bota

Mbretëria e Bashkuar NDALON reklamimin e operacioneve plastike për nën 18-vjeçarët

25 Nëntor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar NDALON reklamimin e operacioneve plastike për

Reklamat për ndërhyrje kozmetike, që kanë për qëllim ndryshimin e pamjes së një personi, nuk do të mund të kenë cak personat nën moshën 18-vjeçare nga maji i vitit të ardhshëm, ka thënë një rregullator në Mbretëri të Bashkuar. Rregullat e reja nënkuptojnë se kompanitë nuk do të mund të reklamojnë ndërhyrje kozmetike në programet televizive apo media tjera ku ka audiencë të madhe të kësaj moshe.

Aty përfshihen intervenimet në gjinj, bark, qerpikë, hundë, dhe riformësim të fytyrës.Në ndalesë përfshihen edhe injektimet në lëkurë, trajtimet me laserë të ndryshëm apo produkte për zbardhje të dhëmbëve.

Ky vendim është marrë pas disa konsultimeve, meqë ka pasur shqetësime për rrezik potencial të reklamimit të intervenimeve te personat në moshë të re.Këto reklama kanë pasur rrezik të shkaktojnë presion për pamjen fizike, probleme të shëndetit mendor, si dhe rrezik për komplikime gjatë ndërhyrjeve.

Komiteti për Praktika të Reklamimit, ka thënë se të dhënat e mbledhura kanë ofruar “pamje edhe më të qartë” se fëmijët dhe të rinjtë janë të cenueshëm ndaj presionit për pamjen fizike dhe kjo gjë mund të ketë ndikim në vetëbesimin e tyre, si dhe shëndetin mendor./REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mbretëri e bashkuar operacione plastike mbretëri e bashkuar operacione plastike

Sondazh

Poll