Bota

Mbretëri e Bashkuar/ Tubimet për Brexit, një jetë e mirë dhe e drejtë e votës bashkon protestuesit në qytet

Nga Newport, Newcastle, Carlisle dhe Canterbury protestuesit mbushën rrugën me parullat kundër Brexit. Ky u cilësua si një nga tubimet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Mbretërine e Bashkuar.
Featured image of article: Mbretëri e Bashkuar/ Tubimet për Brexit, një jetë e mirë dhe e drejtë e votës bashkon protestuesit në qytet Në protestat kundër Brexit.
Përditësuar:

LONDËR- Tubimet në qytete për votim të popullit në Brexit padyshim do të kundërshtohen. Edhe pse, organizatorët e protestave kundër Brexit pohuan se më shumë se një milion njerëz ishin ngritur kundër kësaj lëvizje.

Ashtu si shumë nga protestuesit, të cilët u bashkuan në qytetin e Londrës për të ngritur zërin për të drejtën e votës së tyre në Brexit. Pjesë e tubimeve ishin ehe të shpërngulurit nga Anglia të cilët morën fluturimet  e para për t’ju bashkuar protestës, të cilët pasi u mohuan një votim në referendumin e parë, tani po përballen me kulmin e pasigurisë së dhimbshme prej tre vjetësh.

Një nga protestuesit më interesant ishtë Goodall, i cili kishte udhëtuar nga shtëpia e tij në Devon, bashkë me nipër dhe mbesat e tij. Gjatë luftës ai ka qenë personi që ndihmoi të mbijetuarit nga rrënojat e bombardimeve në Coventry. Ai ka kryer shërbimin në Indi dhe në Birmanë, raporton The Guardian. 

Ishte një vendim i lehtë. Mua nuk më ka mbetur edhe hsumë kohë për të jetuar kështu vendosa të bashkohem me protestën për ët kërkuar të drejtat tona. Ne kemi nevojë për politikanët që mendojnë së pari për njerëzit,”– u shpreh ai.

Në protestat kundër Brexit nuk u ngritën vetëm njerëzit, por edhe kafshët.

Nga protesta kundër Brexit në Londër.

L.K/Dosja.al

Shto Koment